Interpol lëshon urdhër-arresti për Milan Radoiçiç

6 Dhjetor 2023, 21:10Rajoni TEMA
Interpol lëshon urdhër-arresti për Milan Radoiçiç

Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiç nuk do të mundet të dalë nga Serbia, kjo sepse Interpol ka lëshuar një urdhërarresti për të

Ish-nënkryetarin e Listës Serbe i cili akuzohet për vrasjen e efektivit të policisë, Afrim Bunjaku, është marrë në pyetje për ngjarjen nga autoritetet serbe dhe është lënë i lirë, ndërkohë që kërkohet gjithashtu dhe nga autoritetet kosovare.

Sipas mediave kosovare, Radoiçiç është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania  e Madhe.

Radoiçiç ka pranuar publikisht se ka marrë pjesë në organizimin e grupit terrorist që ushtroi agresion ndaj Kosovës, më 24 shtator, teksa dyshohet se mbeti i lënduar lehtë.

4 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Po ju mblidhet litari seperatisteve Serb. Per momentin, Radojcic nuk shkel dot ne Kosove, lajm shume i bukur.

    1. M
      Mjere ne!

      Ishte kur ishte, ky Radojciqi mbante lidhje sekrete me Kusarin e Kosoves, por sot punet jane me te komplikuara dhe rrjedhimisht edhe me te sofistikuara. Interpoli do e kete me te veshtire te siguroje informacion per Radojciqin, sepse Kusari i ka nderprere lidhjet me te. Apo jo?!

      1. v
        vallahi janulla dora vete

        nuk ju futen plumbin kur i kishin ne monastiraqi po lane te ikin. Hani mut nashi

        1. p
          pilo Lala

          Kjo zgjidhje eshte me e mire se plumbi. Ky nuk mund te shkele me asgjekundi, tani Serbija do e shikoj si pengese, dhe do ta dorezoj nje dite. Ne cdo bisede diplomatike te Serbise , do i permendin dorezimin e Radojcicit si kusht. Shume shpejt do e dorezojne tek Interpoli.

        Lini një Përgjigje