Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me takimin e 18 marsit që do të mbahet në Ohër.
Teksa i ka kthyer përgjigje emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili tha se nuk ka marrëveshje nëse nuk formohet Asociacioni, Kurti theksoi se duhet diskutuar për planin e zbatimit të marrëveshjes që janë pajtuar në Bruksel.
“Ne jemi dakorduar për propozimin evropian me iniciativë franko-gjermane dhe të mbështetur nga SHBA-të dhe Italia, aty janë 5 fjali në preambulë janë 11 nene gjithsejtë. Le ta diskutojmë planin e zbatimit.
Unë e kuptoj që Serbia shtynë shumë për çështjen e Asociacionit, ajo është në nenin 10, në fakt kur kam shikuar tash së fundmi bashkë me konkluzionet që janë bërë në Bruksel del se që nga 2 korriku i vitit 2011 deri më 25 gusht të vitit 2015 janë 39 marrëveshje gjithsejtë dhe Asociacioni përbënë 6 pikat e para të një marrëveshje 15 pikëshe e cila është e 16 prej 39”, tha Kurti.
Ky i fundit deklaroi ndër të tjera se ata e dinë qëndrimin e Serbisë.
“Ne e dimë qëndrimin e Serbisë por unë duhet ti referohem asaj që i jemi marrë vesh. Plani i zbatimit duhet të diskutohet në Ohër e mbase jo vetëm në Ohër . Unë jam optimist, por tash se a do të ketë sukses apo jo e dini që nuk varet prej meje. Unë kam ofruar që ta nënshkruajmë propozimin evropian por pala tjetër nuk ka qenë e gatshme e ka refuzuar”, tha Kurti.
Z. Kurti, Politikani duhet te sullet dhe flase si diplomat. Nuk ke pse permend negativitet ne deklarata: "Nuk varet nga une". Thjesht uro qe marreveshja te behet realitet me vullnetin dhe deshiren e te dyja paleve. Ki parasysh nje gje qe une besoj ju e kuptoni shume mire. Serbia po (do te) nenshkruan nje marreveshje me cilin, me ke ... pra me shtetin e Kosoves qe ajo Serbia nuk e njeh. Si mund te besh marrveshje me nje shtet qe nuk e njeh? Ketu qendron problemi serb. Pra faktikisht me marreveshjen shteti serb nenshkruan nje marrveshje me shtetin dardan. Kaq mjafton tani per tani. Dhe Shoqates se Komunave Serbe duhet ti jepni vetem te drejta artsitike e kulturore, jo me shume.
E çuditshme është që këmbëngulet në kërkesat e Serbisë pa kurrfarë kuptimi sikur kërkohet ti bëhet qejfi Serbisë për çfarë pastaj sepse ka kryer krime në gjithë Ballkanin vallë?
Zoti Kurti, po nuseron bukur, e kuptu politiken: fjalë të bukur e gurë në trastë
o Albin Kurti: me sa Thuam me siper eshte LEPIRJE BYTHE ,qe i bene ti Sllovenit Lacjake, dhe nje Perulje pa asnje sensi Politiko-Diplomatike...thjeshte eshte nje lloje Autokritike qe bene Nxenesi para Mesuesit, dhe ASPAKE E NJE Politikani dhe pale me Kryeministri.. 1-ja na thuaj Albin Kurti:Nga te gjitha Marreveshjet Serbi-Kosove, cilat jane ato qe sjellin DOBI per Miletin e Kosoves?? 2-Sa Marreveshje Serbi-Losove ka RATIFIKUAR Parlamenti Serbe??Dhe se fundi:U Gezove shume si ti dhe Bullica Osmanllija me Arrestimin e Krereve te UCK-se, sepse ato Arrestime bene te Mundur qe te Beshesh ti Kryeminsiter...por ti Albin Kurti nuk ke "Tope" per Kryeminister..shume shume nje Mesues i klasave te ulta te nje Shkolle Fshati...kete e dine edhe Serbet, edhe Lacjaku edhe Borreli..... 3-Albin :Jepe Doreheqjen thjeshte me Motivacjonin se NUK PRANON NJE SERBCKA REPUBLIKA NE KOSOVE dhe do te jeshe i Nderuar dhe Respektuar....mjafte me se na lodhet..lol