Kurti për 15 modelet e ofruara për Asociacionin: Jemi duke i shqyrtuar, do vendosim për më të favorshmen

13 Mars 2023, 15:12Rajoni TEMA

Kurti për 15 modelet e ofruara për Asociacionin: Jemi duke i

Edhe pse i ka parashtruar 6 kushte ndërkombëtarëve si kusht për të pranuar asociacionin, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  ka bërë të ditur se ai bashkë me ministrat e këshilltarët, janë duke i trajtuar 15 modelet e Asociacionit të propozuara nga kryediplomati Lajçak.

Nga Kamenica, Kurti ka thënë se po shikohet se cilat janë opsionet më të favorshme për Kosovën.

 “Modelet të cilat janë prezantuar nga emisari evropian Lajçak janë solucione të ndryshme të pakicave kombëtare në vendet e Bashkimit Evropian, janë pesëmbëdhjetë sosh gjithsej të cilat janë të mirënjohura. Unë s’po përmendi të mos i rrezikoj apo harroj një pjesë, por në vendet e BE-së dihet se përveç popullsisë shumicë ka edhe pakica. Janë përmendur 15 raste të tilla, disa janë më rishtazi, disa më të hershme edhe para se të ekzistojë Bashkimi Evropian.

Unë besoj se ato janë modele nga të cilat ne mund të marrim elemente në mënyrë që jo vetëm të drejtat e njeriut, por edhe të pakicave kombëtare të jenë në nivelin e duhur në vendin tonë... Ato po trajtohen nga këshilltarët e mi, nga disa prej ministrave në mënyrë që të shohim se çka është më e favorshme. Natyrisht, kushtetutshmëria, ligjshmëria, barazia, funksionimi i shtetit janë diçka që ne nuk bëjmë asnjëherë kompromis”, tha Kurti.


Kurti tha se para takimit të së shtunës me presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Ohër të Maqedonisë së Veriut, do të dihet agjenda dhe pikat përmbajtjesore që do të diskutohen.

“Para të shtunës ne do ta dimë agjendën dhe pikat përmbajtjesore se çka do të diskutohet atje. Në kuadër të diskutimit të planit të zbatimit për marrëveshjen tashmë të dakorduar sipas propozimit evropian, pa u ndryshuar asgjë”, deklaroi ai.


Kujtojmë se Kurti ka paraqitur në seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për dialogun me Serbinë, 6 kushtet për krijimin e asociacionit. Kurti kërkon ndryshim të asociacionit të nënshkruar më 2013 i cili u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi më 23 dhjetor të vitit 2015, se parimet e përgjithshme të Asociacionit, të dakorduara po atë vit mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ishin tërësisht në përputhje me frymën e Kushtetutës së Kosovës. Kushtetuesja ka thënë se ky asociacion mund të formohet, nëse harmonizohen me Kushtetutën ato parime që nuk janë në harmoni me të.

6 kushtet e Albin Kurtit: 

Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës;
Nuk mund te jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emri, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik;
Duhet të ketë reciprocitet të të drejtave çfarëdo të drejta për serbët në Kosovë duhet të ketë edhe për shqiptarët në Serbi;
Para vendosjes së Asociacionit, duhet të shuhen strukturat ilegale në veri dhe armët ilegale duhet të dorëzohen;
Asociacioni mund të jetë pjesë e marrëveshjes finale vetëm pas njohjes reciproke me ç'rast Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së;
Dhe e fundit, Vuçiçi të tërheq letrat mosnjohjes që ka dërguar ndaj pesë shteteve të Bashkimit Evropian."

2 Komente

  1. A
    Ashtu Kot

    Me pelqen qe Kurti ka ndryshuar dhe degjon edhe perendimin. Sidoqofte, ai nuk eshte i qarte, ose une nuk jam i qarte se cfare i ka ofruar perendimi. A i ka ofruar perendimi nje nga 15 modelet evropiane per organizimin e pakicave, ku Kurti mund te zgjedhe, apo i ka ofruar te drejtet te qemtoje ne keto 15 modele per nenet qe do perdore per asociacionin e serbeve te Kosoves, nuk eshte e qarte te kuptohet nga fjalet e Kurtit. Kurti midis te tjerash thote: Unë besoj se ato janë modele nga të cilat ne mund të marrim elemente në mënyrë që jo vetëm të drejtat e njeriut, por edhe të pakicave kombëtare të jenë në nivelin e duhur në vendin tonë... Pra duket sikur Kurtit i eshte dhene e drejta te studjoje praktiken Evropiane dhe jo se i sugjerohet nje nga keto modele... Mua me pelqen me mire qe Evropa ti kete dhene material per studim Kurtit dhe jo model te caktuar, por dyshoj se kjo eshte e vertete.... Jam ne pritje te informacioneve te metejshme dhe shpresoj se ky nuk eshte nje "keqekuptim" i perhershem i Kurtit ne komunikim me "Boten e Lire"... Persa i perkete kerkesave te Kurtit, me duken te drejta, por me teprice. Kur thua qe Asociacioni do behet sipas kushtetutes se Kosoves, nuk ka nevoje te permendesh qe nuk do jete njeetnik... Ka dhe elemente te tjere qe kane shume "tepri" ne shprehjet e Kurtit qe lene pershtypje jo te mire. Te krijohet pershtypja qe Kurti kerkon sherr te vazhdueshem....

    1. e
      emigranti

      Zoti Kurti, kini kujdes dhe mos u ngusni pasi Vucic kerkon qe ne qender te bisedimeve te jete asosacioni dhe ndertimi i kishave e manastireve serbe kudo ne territorin e Kosoves qe do te jene piketat e synimit te Serbise se Madhe. Mos hiq dore nga reciprociteti dhe mos ceno Kushtetuten e Kosoves.

      Lini një Përgjigje