“Kurti s’do e formojë Asociacionin”, Vuçiç: Nuk më shkon në mendje ta nënshkruaj kapitullimin e Serbisë

10 Mars 2023, 10:20Rajoni TEMA

“Kurti s’do e formojë Asociacionin”, Vuçiç:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është i vendosur që të mos e formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Lajçak ishte në Prishtinë dhe sipas asaj që kam dëgjuar nga deklaratat, pothuajse nuk është bërë ndonjë përparim. Nuk kemi asgjë kundër liberalizimit të vizave, por momenti që ndodh tregon se ata nuk duan t’i bëjnë presion. 

Lajçak do të mbërrijë në Beograd të hënën. Dhe ne do të përpiqemi të gjejmë një rrugë të tillë në progres drejt normalizimit të marrëdhënieve”, deklaroi Vuçiç në TV Hepa.

“Njerëzit në Serbi duhet ta dinë se askush nga ne nuk ka shkruar ndonjë plan, ai është shkruar nga fuqitë perëndimore, nuk ka qenë Vuçiç apo dikush tjetër”, shtoi presidenti.

Sipas tij, plani është i keq, por duhet të kuptojmë rrethanat dhe se e di që njerëzit janë të shqetësuar.

“Duhet ta dinë – nuk më shkon mendja të nënshkruaj kapitullimin e Serbisë, nuk do të ketë dorëzim, ua kam bërë të qartë, po ju them, nuk do ta përmbushin Asociacionin, nuk do ta bëjnë.

 Serbia është e gatshme, Serbia është e drejtë, Serbia është përgjegjëse. Ne jemi të gatshëm për shumë kompromise, por as shqiptarët nuk do të bëjnë asgjë për Asociacionin”, theksoi Vuçiç.

5 Komente

  1. e
    emigranti

    C'do te thote ky I marre me : " ...ne do perpiqemi te gjejme nje rruge te tille ne progres per normalizimin e maredhenieve ". A nuk eshte pikerisht ky qe organizoi edhe se fundmi banditet serbe te cilet shkaktuan kete kaos ne Kosove. Vucici kujton se duke bere presion pales kosovare, do te arrije te siguroje asosacionin me kompetenca ekzekutive, me qellimin e vetem per tu shkeputur kjo pjese e Kosoves dhe kalimin e saj Serbise, pasi me pare kishte arritur te bente presion per krijimin e komunave me shumice serbe. Por gabohet pasi Kurti thote se do ta neneshkruaje asosacionin, por pa kompetenca ekzekutive, duke mos qene ne kundershtim me kushtetuten e Kosoves.

    1. k
      kirurg

      Zot! "Serbia është e drejtë"?! Nëse je kund, Zot, bëje drapërin të drejtohet, që të bëhet shpatë dhe t'i hyjë mu në zemër atij vendi! AMIN!

      1. p
        preshevali

        Ke drejtuar lutjet me vend, tek Zoti sepse ai ka shtremberuar shkiet (serbet). Nga ushtria me kujtohet një minoritar bullgar prej Dimitrovgrad-it qytet kufitar me Bullgarin i cili thoshte: shiqo keta shkiet (serbet) si drejton dot njeriu sepse Zoti i ka shtremberuar.

      2. F
        Flamur Struga

        E kuptojne keta qe e kane timonin ne duart e tyre te europes plake se me sa bindje shprehet ky psikopat per nje njohje reciproke si dy shtete te pavarura me te drejta te te barabarta para ligjeve !organizatave europjane dhe atyre boterore?Nuk mundet te jete ndryshe nga profeti milloshevic kasapit dhe gjelatit te cmendur qe njeh historia.Kjo kembe ngulje eshte nje prove e madhe se eshte bushtra e karpateve ajo e cila e trimeron i jep kurajo per tu qendruar besnik ideve te mellagonise ruso serbe.Sic shihet,edhe vet nje pjese e madhe e europes plake,eshte e dorezuar para kokefortesise te kesaj egersire per shume arsye:per miqesin e vjeter qe e kane,per martesat qe ua kane marr vajzat me te bukura politikanet e ketyre shteteteve,per korrupsion ,tregeti,,,qe te gjitha keto,shkojne ne dem te kombit tone.Jemi shum me fat qe dalin zera plote arsye per te bere dallimin ndaj viktimes dhe gjelatit ,e njerezve qe e ven ne peshore situaten e tensionuar gjithmone nga agresoret rusoserb.Jane edhe dy faktore te tjere te cilet jane plote optimizem qe ndihmojne me vlerrsimin e tyre te drejte: SHB,Angli Gjermani dhe nje faktor kyc,kjo Qeveri me Presidente Vjosa Osmani dhe Kryeminister Albin Kurti,jane njerezit ideal te qelluar per ta cuar perpara rroten e historise ne kete pjese te ballkani -fuci baroti.

        1. P
          Pikepyetja.

          Kurtit ju deshen 20 vjete plot deshtime te kuptoje se duhet te flasi me gjuhen e perendimit. Gjithmone ka qene negativ ne fjale kur vinte puna per bashkepunim me perendimin dhe kjo i jepte force Vuciqit te na akuzonte ne si kundershtare te planeve te perendimit. Shprehjet e fillimit duke nisur nga Rrambijeja qe akuzonte Thacin se po te nenshkruante marreveshjen do ishte tradhetar e deri ne momentin qe para 6 muajsh thoshte se nuk do e bente asociacionin, Kurti ka qene ne anen e gabuar te historise. A ishte ai se thjeshte mendonte per karieren e vet dhe shitej si nacionalist shqiptar ne popull, apo bente punen e Vucoqit, historia do e tregoje. Gjerat nuk kane ndtryshuar aq shume sa ka ndryshuar Kurti. Kurti tashme flet me gjuhen e perendimit dhe kjo ve ne pikepyetje Kurtin ne se eshte budalle qe nuk kuptonte se perendimi ishte aleati yne, apo ashtu ja donte puna si person i dyshimte dhe i lidhur me Vuciqin, kohet do e tregojne, por nje gje me ben pershtypje. Kurti kur fliste se nuk do e beje asociacionin i referohej kerkesave te Vuciqit dhe jo kerkesave dhe vizionie amerikano-evropian per te drejten e pakicave. Sot eshte Vuciqi qe i referrohet vehtvetes dhe thote se Kurti nuk do e beje asociacionin, kur Kurti ka shprehur pozivitet ne kete drejtim. A eshte kjo gabim i Vuciqit qe u genjye nga politika franko-gjermane dhe fillimisht i pelqeu u plani dhe u dakordua me Kurtin "mbas perdes" ta pranojne planin dhe sot po nderon mendje, eshte nje diciture plot intrige. Se shpejti do e kuptojme te verteten! Po qe se edhe Kurti do filloje perseri te kundershtoje perendimin, kjo do jete tregues i plote se Kurti nuk eshte i joni.....

          Lini një Përgjigje