Marrëveshja Kosovë-Serbi në Ohër, Blinken: Mundësi të mëdha për tu anëtarësuar në BE

20 Mars 2023, 09:57Rajoni TEMA

Marrëveshja Kosovë-Serbi në Ohër,  Blinken: Mundësi

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi se SHBA mirëpret marrëveshjen e arritur në Ohër midis Kosovës dhe Serbisë.

“Përmbushja e obligimeve sipas Marrëveshjes Bazë, si pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm për pajtim, do të ofrojë mundësi të mëdha për njerëzit në dy shtetet dhe do të përshpejtojë rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Blinken përmes një deklarate.

Kryediplomati amerikan përgëzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për lidershipin e treguar për arritjen e kësaj marrëveshjeje.


“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë të angazhuara në mënyrë aktive, në koordinim me partnerët e BE-së, për të mbështetur Kosovën dhe Serbinë që të punojnë drejt një marrëdhënieje të parashikueshme dhe paqësore. Ne do të vazhdojmë të mbështesim avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor”, tha Blinken.

2 Komente

  1. d
    demagogji e pafytresi asnji mundesi

    vazhdon mashtrimi e rrembimi i teritoreve shqiptare

    1. t
      tfgs kolotrypida

      po po mire e the, “mundesi” eshte , por edhe aty do te perfundoje, vetem te “mundesia”

      Lini një Përgjigje