Mashtrim, humbje historike: Reagimi i opozitës ndaj Kurtit për marrëveshjen në Ohër

19 Mars 2023, 15:45Rajoni TEMA

Mashtrim, humbje historike: Reagimi i opozitës ndaj Kurtit për

Partitë opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e kanë kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për arritjen e pajtueshmërisë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga Bashkimi Evropian.


Sipas BE-së, ndonëse nuk është nënshkruar, marrëveshja është arritur mes dy palëve, pas një takimi maratonë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 18 mars.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë përmes një postimi në Facebook se kryeministri Kurti, “pranoi gjithçka që kishte premtuar se nuk do të pranonte, përgjatë tërë jetës së tij politike me predikime të rrejshme e mashtrime të panumërta”.

“Por, përtej mashtrimeve të tij, brenga ynë mbetet Kosova, qytetarët tanë dhe brezat e ardhshëm, të cilët, fatkeqësisht, përveç që e kanë humbur besimin në perspektivën që ofron Kosova, do ta trashëgojnë për vite me radhë konfliktin e ngrirë me Serbinë. Dhe kjo është pasojë direkte e gabimeve të Albin Kurtit që ka negociuar dhe mundësuar këtë marrëveshje që është e pamjaftueshme për Kosovën dhe që nuk i arrin qëllimet tona shtetërore e qytetare”, ka thënë Krasniqi.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë, po ashtu në Facebook, se epilogu i kryeministrit Kurti, si kryeministër në dialog, është “mashtrim dhe humbje e një mundësie historike”.

“Një kauzë politike e rremë – që Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë – përfundoi sonte. Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjeshtë u zhbënë”, ka thënë ai.

Të dy e kanë përmendur edhe çështjen e njohjes reciproke dhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Marrëveshja me 11 nene, e bërë publike më 27 shkurt – pas takimit mes Kurtit dhe Vuçiq atë ditë – nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.


Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

Krasniqi ka thënë se “marrëveshja pa njohje reciproke, e përqendruar në një asociacion të avancuar e autonomi politike për komunitetin serb dhe pa garanci për integrimin euro-atlantik të Kosovës është dështim i madh politik e kombëtar, të cilin do ta paguajmë shtrenjtë dhe gjatë, të gjithë”.


Lidhur me këtë temë, Abdixhiku beson se Kurti i ka siguruar Kosovës ”një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me asociacion plus në të”.

Vetë Kurti ka thënë, pas takimit të 18 marsit, se pajtimi i arritur në Ohër është “njohje e ndërsjellë de facto” e Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur nga gazetarët nëse do të lejojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ai tha se bëhet fjalë për “një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb” dhe “jo për vetëqeverisje”.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, dy vendet janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011.

Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar dhe palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për ngecje. /REL

4 Komente

  1. K
    Koli

    Ky I Zgjuari Kurti,hidhte Shashka ne Parlament per Asosacionin,tani e Pranoi me vrap.Politika do Bythe,Kurti plus Osmani,u trembet nga ca antare te Departamentit te Amerikes,qe jane sot nuk jane neser,dhe nga Europiane si Borell dhe Lajcak,qe kur ishin Ministra te jashtem te vendeve te tyre,Spanje dhe Ceki,nuk e njIhnin dhe nuk e njohin Kosoven.Sa shpejte e ule Bythen or Kurt,kur more pushtetin sikur nuk te interesonn bisedimet,tani thua isha gati per firme.Merrni shembull nga Shkerdhatat e Serbise:As nuk e rruajti fare Vucic,Mori te gjitha ato qe donte,dhe per gjera te vogla ne interes te Kosoves,tha dua kohe se me Dhemb dora.Ore Leganat e Kurtit dhe Viosa Derres:Kush eshte Tradhtari tani?Hashimi qe eshte ne Burg dhe mendonte per ndrrim territoresh,apo Albini qe eshte Kryeminister dhe i dha Serbeve Autonomine,dhe kjo do jete per gjithe Serbet ne Kosove,jo vetem Veriu.Me vjen keq per ju Idiotet e VV,por Kosova po shitet keq.

    1. X
      Xyz

      Kurti eshte edhe tradhetare i deshmuar edhe injorant,debil.

      1. F
        Flamur Struga

        Prap korbat e zeza nxjerrin kokat nga shkurret nga kane cerdhet e tyre?prap keto zuzare qe ne emer te (pdk,ldk)gegerasin si te mjere sikur te marrin rrogat e serbise?ku qendron zemerimi dhe arroganca e ketyre pseudo shqiptare qe shpifin ,u gezohen deshtimeve te Qeverise Kurti-Vjosa Osmani se ja ku e futen R te Kosoves ne qorrsokak pa dalje pa perspektive?E po sa te mjere qe jeni o zuzare ,gjysem intelektual gjysem atdhetar,ju qe i njollosni edhe emrat e PDK dhe LDK qe e shkruajten historine e Kosoves per te mos u harruar kurr.Ju jeni shtresa me e ulet jeni kuislinge qe u trembeni kercenimeve (qe ne te kaluaren nderkombetaret ) kane ushtruar nga keto dy parti dhe e futen Kosoven ne nje rruge qorre pa dalje.Ne qofte se ,nuk keni aftesi te vleresoni te gjykoni,mos beni interpretime te kota ,se atje ne Oher ,nuk shkoj Albini per Albin Kurti,por ishte Kosova dhe kombi yne.Albini ,ishte Dielli,Albini ishte Hena qe shpalosi faktet deshiren e nje kombi te persekutuar ne shekull dhe kerkoj gjykim vleresim te drejte nga ata qe e kane ne dore fatin e popullit tone.Kot lihni ju,njelloj si serbet ,aty ishte aleatja besnike e kombit tone (ShBA)me perfaqesuesin e tyre i cili nuk u bashkohet zerave tuaja te cmendura,Therrisni ndergjegjen o te mjere ku u ka mbetur,gezohuni kush do qe te jete me armikun shekullor balle per balle per te dal triumfues,sepse nuk jane bindjet politike ,inatet cmenduria kapadailleku ,por eshte Republika e Kosoves per te dal nga kthetrat e roberise shekullore,ju fatkeqesisht beni punen propaganden rusoserbe ,ju nuk i gezoheni shpetimit te Kosoves martire ,ju jeni futur ne freret e kalit te trojes.Qeveria Vjosa Osmani- Albin Kurti,do kene fatin kur kerkesat deshirat e popullit tone ne shekuj ,do behen realitet,fale SHBA ,A ngli,Gjermani..

        1. e
          emigranti

          Opozita ne Kosove cirret kunder qeverise Kurti duke u paraqitur si patriote te flakte. Pse nuk dalin qarte me propozime lidhur me qendrimin e tyre. Ishin keta parti ( PDK, LDK ) qe firmosen per asosacionin ne 2013 e 2015 dhe tani para se te nisnin bisedimet ulerinin se Albin Kurti po ndiqte nje politike kundershtimi ndaj partnereve perendimore, nderkohe qe tani thone pse Albin Kurti ra dakort me planin e Perendimit. Tani nuk eshte momenti per tu qurravitur, por pozite e opozite se bashku te dalin me nje qendrim te perbashket ne mbrojtje te Kosoves, per nje "Jo " te forte asosacionit serb me fuqi ekzekutive, duke mos vepruar keshtu ne kundershtim me kushtetuten e Kosoves.

          Lini një Përgjigje