Me Rusinë apo BE-SHBA? Vuçiç duhet të bëjë zgjedhjen e vështirë

13 Mars 2023, 14:33Rajoni TEMA

Me Rusinë apo BE-SHBA? Vuçiç duhet të bëjë

I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak nis sot takimet ne Beograd. Në orën 14.30 Lajçak do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ende nuk ka informacion nëse Lajçak në Serbi do të takohet edhe me liderët e opozitës atje.


Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç, thotë se takimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Ohër nuk do të jetë Dita D, por do të ketë shumë ditë më të vështira dhe shumë biseda komplekse, negociata, diplomaci, mbrojtje të interesave shtetërore dhe kombëtare të Serbisë.

Serbia nuk i është shmangur asnjëherë bisedimeve, kështu që nuk do të ndodhë as tani tha ministri serb duke iu referuar edhe vizitës së Lajçak.

“Natyrisht, shtrohet pyetja e të gjitha pyetjeve – ku është Bashkësia e Komunave Serbe dhe çfarë po ndodh me të, edhe pastaj mund të diskutohen të gjitha temat dhe çështjet tjera, përveç njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe hyrjes së Kosovës në OKB”, tha Vuçeviç.

Lajçak e viziton sot Serbinë pas takimeve me liderë politikë dhe jo vetëm në Kosovë. Axhenda e Lajçak lidhet me përgatitjet e takimit të 18 marsit, në Ohër.

 

2 Komente

  1. P
    Perseri une

    Serbia si gjithmone ka pasur nje dore ne revani dhe nje dore ne bakllava dhe ka ngrene me te dyja duarte si revani ashtu dhe bakllava, ne te njejten kohe. Tani Vuciqi si dhelper qe eshte do "ndryshoje" stil dhe do alternoje duarte. Nuk do haje me te dy duart ne te njeten kohe, por here me perendimin(bakllava) dhe here me Rusine(revani), sipas rastit deri sa te kaloje perseri te haje me te dy duarte. Vuciqi kete e quan politika e "neutralitetit"...Kjo eshte Serbia "historike" dhe perendimi ka bere mire qe, kohet e fundit, e ka ndare problemin e Kosoves nga problemi i pergjithshem i Serbise. Kjo jo vetem qe "dobeson" Serbine ne perdorimin e armes, te quajtur Kosove, kunder perendimit, por ka cfuqizuar edhe Kurtin, i cili duke folur me shume per Serbine se sa per Kosoven, ka ndihmuar Vuciqin ti shmanget problemit te Serbise me perendimin dhe ta reduktoje ne nje problem midis Kosoves dhe Serbise.... Eshte mire qe Kurti te vazhdoje te "ndryshoje" dhe te flase se cdo beje Kosova dhe jo cdo beje Serbia... Vecanerisht Kurti nuk duhet te flase se cfare nuk do beje Kosova, sepse edhe keshtu ai ndihmon Vuciqin te perdore armet "sektrete" kunder perendimit. Me nje fjale Kurti duhet te flase per punet e veta dhe jo per punet e te tjereve... Pune te ngateruara dhe te pakuptueshme per Miradijen nga Kosova, qe e ka mendjen vetem tek "koqet e medha" te Kurtit. Pune budallenjsh!....

    1. p
      pinoku

      Titull idiotësh. Askund në shkrim nuk thuhet se Beogradit i duhet të zgjedhë. Serbia do të vazhdojë politikën e saj të uljes në dy karrige. Dhe Perëndimi do të vazhdojê ta përkëdhelë. Ndërsa Kosovës të dyja këmbêt në një këpucë!

      Lini një Përgjigje