Meloni vizitë në Beograd, Vuçiç e pret me trëndafila të kuq

4 Dhjetor 2023, 15:10Rajoni TEMA
Meloni vizitë në Beograd, Vuçiç e pret me

Me një tufe të madhe me trëndafila të kuq e ka pritur presidenti Aleksandër Vuçiç, kryeministren e Italisë, Giorgja Meloni, në vizitën e saj të parë në Serbi.

Përveç luleve Vuçiç kishte rezervuar një pritje shumë të veçantë, madje edhe dhurata për kryeministren e Italisë Meloni.

Ndërsa kjo e fundit si dhuratë ka përzgjedhur këtë vizite në kulmin e fushatës elektorale dhe dy jave para zgjedhjeve në Serbi çka shihet si mbështetje për presidentin Vuçiç.


''Është një nder i madh për mua të pres Gjorxha Melonin në Beograd. Jam i sigurt se kjo vizitë do t’i japë një vrull shtesë marrëdhënieve tona. Italia është një nga partnerët më të rëndësishëm politik dhe ekonomik të vendit tonë. I jam veçanërisht mirënjohëse zonjës Meloni që gjeti kohë, me gjithë orarin e saj të ngjeshur, për të vizituar Serbinë dhe për të ofruar mbështetje në rrugëtimin tonë evropian'', – ka shkruar Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.

'''Jam mirënjohës për mbështetjen thelbësore dhe këmbëngulëse nga Italia në rrugën evropiane të Serbisë dhe që Giorgia Meloni kishte gjithmonë kohë të dëgjonte se çfarë kishte për të thënë Serbia dhe që nuk kishte një qasje të njëanshme ndaj problemeve në rajon.

Italia i qaset zgjidhjes së problemeve në rajonin tonë objektivisht dhe rrënjësisht. Edhe një herë shpreh mirënjohjen time të madhe që është këtu me ne në Beograd'', – tha Vuçiç.

 

6 Komente

  1. B
    B

    Kush eshte Vucici e dine gjithe shqiptaret,po kush eshte Nexhmedin Spahiu mendoj se nuk e dine te gjithe! Habitem si i japin hapesire televisive nje maskaraj si ky Spathiu? Nexh muti thot se flamuri ku qe zi eshte nje cope lecke,dhe shqiptaret e Kosoves i quan komb kosovar. Ftoj gjithe shqiptaret ane e mbane botes ta diskreditojn kete Nexh mut mutin,mjafte llomotiti kunder kombit tone kjo vemje e nyte.

    1. T
      Tahiplala

      Ne serbi me marreveshje do japi Fiatin kurse Shqiperise te gjatin afrikan

      1. E
        Erdogan

        Nexhmedin Spahia zoti me comentin B ka te Drejte. Se Flamuri (Fllug angl) i Al-Banise i vetequajture "Skiptare" eshte Greke. Perandoria Bizantine eshte histori Greke per 1100 vjet. Kurse Kosovaret jane ish Ilyre te Osmanizuar te ashtuquajturit Genitcere. Ky Flamure eshte Simboli me Dy Koke i ndarjes se Perandorise Greke Romake ne te Perendimit dhe Lindjes. Pas kapitullimit te asaj te Romes ne sekullin (sentury angl) e 4ert A.D nga Varvaros (Barbare "shqip") e Veriut kjo Perandori jetoi ne Lindje me qender Kostantinopolis (sot i pushtuar nga Turqia). Kjo Polis (keshtu quhej nga Ilyret,Epirotet dhe te gjithe Greket) u quajt e tille ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos (Kostantini i Madh). Popullsia e kesaj Perandorie e consideronte veten Romei dhe zona Rumelia. Turqia e emertonte dhe sot popullsi Rume. Italia fashiste ka interes te dyfishte me Arnautistanin dikur i quajture Epiri dhe Sllavet.

        1. M
          Mbresa

          KUNDËR MALLKIMIT TË GJUHËS SHQIPE Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi

        2. P
          Parruca

          Italia ben marreveshje strategjike ekonomike me Serbine, ndersa me Shqiperine marreveshje per te hequr sikletin e emigranteve. E njejta gje me Erdoganin, ne Shqiperi e ka mbushur me xhami ne Serbi me biznese. Kur do mbarojne keta kryeministra sharlatane, puthadore dhe me komplekse inferioriteti per ne shqiptaret? Kur do vije ajo dite qe te kemi nje kryeminister qe te ndjehet i barabarte mes te barabarteve ne samite nderkombetare, dhe te mos jete as «provinciali me bisht» nga Shqiperia si Berisha dhe Meta por as kllouni qe shkon e tregon barcaleta, vishet si xhol, puth me zor etj, si e si te bjere ne sy. Por qe ne fund fare nga kompleksi i inferioritetit qe ka nenshkruan cdo leter qe i vene perpara. Dhe te mendosh qe para 110 vitesh kur shteti yne ishte akoma ne eter, se ne realitet nuk ekzistonte, kishim Ismail Vloren qe na perfaqsonte. I denje per tu perballur me cilindo dipllomat europian nderkohe qe ishte ne pozitat e nje shteti shqiptar inekzistent. Sa poshte kemi rene, sa mbrapa kemi shkuar!

          Lini një Përgjigje