Zëdhënësi i sekretarit Amerikan të Shtetit, Blinken përsëriti mbështetjen e SHBA-së bisedimet mes Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtit. Në një intervistë për median amerikane ai tha se takimet mes palëve ishin zhvillim pozitiv.
I pyetur se kur do të trajtohet zbatimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Price tha: “Progresi drejt themelimit të Asociacionit mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si një vend sovran, multietnik dhe i pavarur i integruar në strukturat euroatlantike.
Zyrtari i Departamentit Amerikan të shtetit u shpreh se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është thelbësor sigurinë e Ballkanit Perendimor.
Duke mbështetur dialogun e udhëhequr nga BE-ja, Price tha se SHBA do të ndërmarrë “çdo hap” si partner i Kosovës, Serbisë dhe BE-së për të “mbështetur përshpejtimin në çdo mënyrë të mundshme të përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Raundi i ardhshëm i bisedimeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i planifikuar të zhvillohet në Ohër në Maqedoninë e Veriut më 18 mars 2023. Takimi do të përqendrohet në zbatimin e propozimit evropian për të cilin kanë rënë dakord presidenti i Serbisë Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Si gjithmone nuk flitet per njohje te Kosoves nga Serbia, por hallin e kane ke asosacionet serbe atje. Me nje fjale te ndertojne shtet serb brenda shtetit shqiptar.
Kur vjen puna tek asosacioni zyrtari amerikan e shmang me lezet duke kaluar tek interesi i stabilitetit ne rajon, pa analizuar se kush e destabilizon rajonin. Drejtuesit tane ne Shqiperi e Kosove krenohen se i eshte caktuar detyra e " faktor paqeje e stabiliteti ne rajon ", qe per fqinjet tane grabitqare kuptohet trazo e avanco se keta kane per detyre te rrine urte, madje per kete qasje therriten ndonjehere ne kancelarite perendimore ose u binden verbtazi urdherave " te derguarve te posacem ".
Per ne sndryshon gje se su prezantuam sot me ate fare kafshesh....un me shume qaj hallin e SHBA qe ngulin kembe duke shkelur mbi veten e mbi miqte e vertete qe te fusin gjarprin ne gji...