Pse u zgjodh Ohri për takimin Kurti-Vuçiç, simbolika e qytetit për Ballkanin

17 Mars 2023, 09:43Rajoni TEMA

Pse u zgjodh Ohri për takimin Kurti-Vuçiç, simbolika e

Shumë kush e pa me habi përzgjedhjen e Ohrit për takimin e radhës mes Albin Kurtit dhe Aleksander Vuçiç. Takime të tilla deri tani kanë ndodhur në Bruksel, Berlin, Paris dhe Ëashington.

Përzgjedhja e këtij qyteti vjen nga një simbolikë e fortë për rajonin shpesh të trazuar e të përfshirë nga luftra të ashpra ndëretnike. Në Ohër u arrit një nga marreveshjet historike që i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoninë e Veriut dhe i mundësoi këtij vendi bashkëjetesën dhe progresin në rrugën drejt integrimit euroatlantik.

Ohri  po kosiderohet dhe sot vendim ku mund të hapet një kapitull i ri për Ballkanin.  Po çfarë ndodhi në Ohër 23 vjet me parë?

Më 13 gusht 2001 pas konfliktit ndëretnik në Republiken e Maqedonise, u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit.

Nënshkrues të kësaj marrëveshjeje ishin Presidenti ,Boris Trajkovski; Kryeministri dhe lider i VMRO-DPMNE-së, Lubço Georgievski; Lideri i LSDM-së Branko Çervenkovski; Lideri i PDSH-së, Arben Xhaferi dhe lideri i PPD-së, Imer Imeri. Në çilësinë e garantuesve, dokumentin e nënshkruan edhe përfaqësuesi posaçëm i Bes-ë dhe përfaqësuesi posaçëm i SHBA-së

Marrëveshja i dha fund konfliktit ndërsa hodhi bazat për rritjen e të drejtave të shqiptarëve në vend.

Në marrëveshje, përveç zyrtarizimit të gjuhës shqipe, janë përfshirë edhe zhvillimi i pushtetit vendor, mos diskriminimi, përfaqësimi i drejtë, zbatimi i proçedurave të veçanta të Kuvendit për çështje si gjuha, kultura, arsimi dhe simbolet.

Gjithashtu u vendos që një gjuhë e çcla flitet nga më shumë se 20 për qind e popullsisë në cilindo qytet të vendit, përveç maqedonishtes, të jetë gjuhë zyrtare.

Me “Ligjin për përdorimin e gjuhëve” të miratuar nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 11 janar 2018, i cili parasheh që gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare krahas maqedonishtes, u bë gjuha e dytë zyrtare në vend më 15 janar 2019.

Në kontekstin e zbatimit të marrëveshjes, vlen të përmendet se në vitin 2004 u formua edhe Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, që funksionon në kuadër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Sekretariati më pas u shndërrua në Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.

1 Komente

  1. B
    Buda

    Midis maqedonasve dhe shqiptareve jane normale marreveshjet sespe nuk jane therur me njeri-tjetrin sic ka ndodhur me serbet. E vetmja zgjidhje eshte korigjimi i kufirit Kosove-Serbi.

    Lini një Përgjigje