Samiti i OSBE në Shkup, Lavrov u shmanget pyetjeve të gazetarëve

30 Nëntor 2023, 11:25Rajoni TEMA
Samiti i OSBE në Shkup, Lavrov u shmanget pyetjeve të gazetarëve

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov nuk u ndal për deklaratë para gazetarëve gjatë hyrjes së tij në sallën “Boris Trajkovski”, ku po mbahet Këshilli i 30-të Ministror i OSBE-së.

Lavrovit megjithëse iu drejtuan disa pyetje nga gazetarët, ai u largua pa u përgjigjur.

Pjesëmarrja e Lavrovit shkaktuar debate e reagime të shumta, nëse Rusia me pjesëmarrjen në këtë samit, po përfiton dhe forcon pozitën e saj në skenën ndërkombëtare, përkundër pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

Punimet e Samitit kanë nisur jozyrtarisht të mërkurën në mbrëmje, me një darkë joformale dhe fotografi familjare, në epiqendër të së cilës ishte sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, por jo edhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov pasi avioni me të cilin ai fluturonte ende nuk kishte arritur në Shkup.

2 Komente

  1. F
    Flamur Struga

    Aeroplani ne te cilin eshte qenbaba qeni i karpateve,pritet tek varrezat ,atje e meriton dhe atje duhet te perfundoj.?..Eshte pak si qesharake?kush ja mundesoj kesaj hiene te marri pjese ne nje SAMIT te kesaj europe qe ky gjarrper i zi te marri pjese?i trembeni apo doni te provokoni se cfare do lehi kulera?...

    1. A
      Ai çuni

      Ja mundesuan vellezerit e tyre Ortodokse Greke. Nje turp i madh per Greqine te beje lojera te tilla te lejoj keta barbare te Stepave ruse te vijne te tregojne paturpesine e tyre ne Europe. Por pergjigjen e mori se nuk ja vari askush iku si qen i zgjebosur ashtu si erdhi.

    Lini një Përgjigje