Nga Sandra Cvetkoviq REL
Gjuha, tradita dhe kultura shqiptare janë ato që i interesojnë 25-vjeçares Suzana Mariq nga Novi Sadi, qytet në veri të Serbisë. Kjo është arsyeja pse ajo, gjashtë muaj më parë, vendosi të shpërngulet në Prishtinë, në Kosovë dhe të regjistrohet në programin e studimeve të Ballkanistikës në Fakultetin Filologjik.
“Albanologjia në Beograd është e organizuar për të mësuar gjuhën shqipe, ndërkaq ne (në Ballkanistikë në Prishtinë) studiojmë kulturën, gjuhën dhe letërsinë shqipe. Ka të bëjë me qasjen gjuhësore dhe kulturore”, thotë Suzana për Radion Evropa e Lirë (REL), derisa po sqaronte se pse ka vendosur që të shpërngulet në Prishtinë, e cila është 450 kilometra larg nga vendlindja e saj Novi Sadi.
Ballkanistika është një program studimi katërvjeçar, i cili u hap në Universitetin e Prishtinës në vitin 2022, me qëllim, ndër të tjera, të promovojë komunikimin ndërgjuhësor dhe ndërkulturor në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Përveç gjuhës shqipe, studentët mësojnë edhe gjuhë të tjera ballkanike si: serbe, boshnjake, kroate apo maqedonase.
Në vitin akademik 2022/2023, në Ballkanistikë u regjistruan pesëmbëdhjetë studentë.
Suzana thekson se shqipen e ka dashuruar përmes muzikës, si adoleshente dhe se për të ka qenë “gjuha e fqinjit, për të cilin nuk dimë asgjë”.
Ndërkohë, ajo filloi ta mësonte vetë shqipen dhe po kërkonte mënyra për të ardhur në Kosovë – ku shqiptarët përbëjnë shumicën e popullsisë.
Suzana erdhi në Kosovë për herë të parë në vitin 2019, përmes një kampi shumetnik të organizuar nga sektori civil, ku u takua me Pranverën, e cila tani është shoqja e saj më e mirë.
Ajo shprehet se në atë kohë nuk dinte shumë për Kosovën, por, siç thotë ajo, besonte se “nuk është aq e tmerrshme sa paraqitet në media (në Serbi)”.
“Pasi erdha për herë të parë në Kosovë, kur pata një eksperiencë shumë të bukur, vazhdova të vija, sepse bëra miq, Pranverën. Përmes saj takova miq të tjerë. Vija çdo tre muaj”, thotë Suzana.
Ajo thekson se është e lumtur që vizita e saj e parë në Kosovë ishte përmes një programi të sektorit civil dhe që ishte pjesë e një kampi shumetnik dhe pati mundësinë të njihej me “anën tjetër të Kosovës”.
“Kemi këto organizata turistike (në Serbi) që organizojnë turne nëpër Kosovë. Sikur të kisha ardhur në atë mënyrë (për herë të parë në Kosovë), ndoshta nuk do të kisha ardhur më. Ata kalojnë nëpër enklava (mjediset serbe në Kosovë). Kërkoj falje, por nuk më pëlqen kjo qasje”, thotë Suzana Mariq.
Shoqëria kosovare është e ndarë pas ngjarjeve të luftës së viteve ‘90, ndërkaq Prishtina dhe Beogradi kanë mbi dhjetë vjet që po zhvillojnë dialog për normalizimin e marrëdhënieve.
Suzana Mariq konsideron se mësimi i gjuhëve do t’i ndihmonte të rinjtë nga komuniteti serb dhe shqiptar t’i kapërcejnë pengesat që qëndrojnë mes tyre.
“Përmes gjuhës, ne mësojmë traditat, kulturën, zakonet dhe njohim qëndrimet. Mund të mësojmë shumë më tepër nëse flasim gjuhën e fqinjëve tanë”, shprehet Suzana.
Ajo thekson se për të “kultura, traditat dhe gjuhët e ndryshme të njerëzve në Ballkan janë bukuri e jo problem”.
I fejuari i Suzanës, të cilin ajo e ka takuar në Kroaci, është një shqiptar i Kosovës. Duke buzëqeshur, ajo thotë se i fejuari i saj Genti u kthye në Kosovë për shkak të saj, pasi ajo vendosi të studiojë Ballkanistikën këtu.
Mendova që shkoi në Prishtinë për studime por paska shkuar te i fejuari ???? Koha e serbishtës ka kaluar! Tash të rinjtë mund të merren vesh anglisht sepse rinia shqiptare nuk e njeh serbishten. Serbët edhe ashtu nuk kanë dashur të flasi shqip.
Shume te huaj kane qene te interesuar per te mesuar gjuhen Shqipe por jo te gjithe kane patur qellimin e "studiuesve" apo "dashamiresve" te saj. Ne Prishtine kane mesuar gjuhen Shqipe edhe agjentet Serbe apo te gjithe ish Jugosllavise te cilet kishin qellimet e tyre kundra Shqiperise. Gjuhen Shqipe e kane mesuar kryesisht diplomatet e akredituar ne ambasadat respektive ketu tek ne ne kohen para viteve 90'. Jugosllavet dhe Greket ishin te paret qe dinin dhe komunikonin ne Shqip por nuk mbeteshin prapa edhe Bullgaret,Rumunet, Kinezet,Ruset,Gjermanet,Hungarezet,Francezet etj etj d.m.th me pake fjale ishin agjente te mirefillte zbulimi qe operonin ne Shqiperi dhe punonin per llogari te disa agjenturave te huaja. Ky ka qene realiteti dhe asnjehere nuk duhen anashkaluar keto fakte.
Novi Sadi eshte kryeqyteti i Vojvodines, pjeses Hungareze te Serbise ku serbet qe jetojne atje jane nga pjesa me e bute e serbeve. Nje miku im, Filipi ketu ne Kanada, eshte serb nga Vojvodina. Babai i tij ka patur shokun me te ngushte nje shqiptar te Kosoves, me te cilin kishin bere ushtrine dhe mbeten miq perjete. Filipi me tregonte se i jati kishte qare si kalama kur miku i tij kishte vdekur dhe deri sa vdiq edhe vete, gjithmone qendronte ne kontakt me femijet e mikut te tij ne Kosove. Fakt eshte se serbet, ne shumicen e rasteve jane antishqiptare, por po gjete nje serb te moderuar, ai behet miku jot me i mire. Kur shkoj per te vizituar Filipin ne fermen e tij prane London, ne Ontario, nuk me lejon me ik pa kaluar nje dreke te rende dhe pa ma mbushur makinen me lloj lloj prodhimesh te tijat. Tre femijet e Filipit me therresin "uncle" (xhaxha). Eshte politika qe i armiqeson njerezit dhe politika e Serbise ka qene gjithmone teper e mbrapshte dhe antishqiptare.