Si ndodhi vrasja e Liridonës? Policia u bind për përfshirjen e burrit kur nuk fali xhenazen në varrim

5 Dhjetor 2023, 09:43Rajoni TEMA
Si ndodhi vrasja e Liridonës? Policia u bind për përfshirjen e

Gazetari i A2CNN në Prishtinë, Ideal Gola ka zbuluar në emisionin “Dita Jonë”, detaje nga ngjarja që tronditi opinionin publik, ku Naim Murseli inskenoi një grabitje dhe pagoi një vrasës, për t’i marrë jetën bashkëshortes së tij Liridonës.

Ditën e djeshme, e ndjera është rivarrosur nga familja në fshatin e saj të lindjes, në Rracaj të Gjakovës, pasi Prokuroria Themelore pranoi të dielën në mesditë kërkesën e familjarëve për ta zhvarrosur.

Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe figura të larta politike të Kosovës. Sakaq, janë hedhur poshtë disa nga motivet të cilat dyshohet se kishin shtyrë Naim Murselin të organizonte vrasjen e nënës së fëmijëve të tij.

U përfol për një procedurë divorci që kishte nisur në vitin 2019 në Suedi, por vëllai i Liridonës dhe i ati i Naimit e kanë mohuar. Më pas familja e Liridonës ngriti dyshimet se kjo është bërë për një sigurim jetësor miliona euro, por nuk ekziston shuma prej 20 milionë euro që u përfol se mund të përfitonte Naimi pas vdekjes së bashkëshortes.

Sa i përket kronologjisë së ngjarjes, Gola sqaroi se vrasja ka ndodhur pasi çifti kishin darkuar në një restorant, rreth 12 kilometër larg Prishtinës. Ajo që ka ngritur dyshime te policia ishin dëshmitë kontradiktore të Naim Murselit, por edhe sjellja e tij në ceremoninë e varrimit të bashkëshortes së ndjerë.

Natën e vrasjes ata kishin vendosur të darkonin në Graçanicë, 12 km larg Prishtinës. Aty ka qenë edhe dorasi, autori Granit Plava që ka qëndruar i distancuar dhe ka ndjekur të gjitha lëvizjet e çiftit. Më pas u larguan duke shkuar drejt shtëpisë së tyre në shtëpinë luksoze në Prishtinë që Naimi sapo e kishte blerë.

Zona njihet si fshati Bërnicë, një rrugë malore pa ndriçim dhe as kamera sigurie që e monitorojnë. Rrugë kryesisht e ngushtë dhe jo shumë e frekuentueshme. Granit Plava i maskuar ka dalë para veturës. Sipas dëshmisë së Naim Murselit e ka parë Liridona e para, që i ka kërkuar të ndalojë. Dyshimet e para të familjes së Liridonës janë shfaqur, sepse Graniti me maskë ka shkuar menjëherë të dera e pasagjerit, tek Liridona, jo nga shoferi. Sipas Naimit ka dhënë instruksione në suedisht që të ikin.

Ai ka marrë fëmijët dhe ka thënë se pas disa metrave që ka bërë ka dëgjuar një krismë. Graniti i ka marrë jetën me një plumb në qafë Liridonës. Policia ka mbajtur në vëzhgim sjelljen e Naimit gjatë funeralit. Ka pasur disa rituale gjatë varrimit që ai nuk i ka kryer, që nuk është e zakonshme për një të afërm, siç është falja e xhenazes ku ai nuk ka marrë pjesë. Sjellje që ka rënë në sy të mediave dhe efektivëve.

12 Komente

  1. C
    Cudia

    Çfarë është falja e xhenazes se na këputet me fe në gjithçka që ndodh?

    1. E
      Eri

      Keta jane gazetarë varikarsa, a thua policia ishte duke pjek geshtenja dhe shihte cermonine mortore deri ne momentin qe ky s'fali xhenazen. Aty iu mbush mendja policise dhe me pas kapi vrasesin, bashkepunetorin dhe kete loqen, burrin e vete. Boll me keto copeza lajmesh pa pike vlere. Burri ka qene i dyshuari kryesor qe nga momenti qe la gruan ne makine dhe iku me femijet pa asnje gervishtje. Nje plan teper amatoresk, gjynah e shkreta qe iku nga kjo bote, pa keta bythqima e kane hak burgun perjete.

      1. A
        Andi

        Cudia . Eshte gjuha e gjysherve dhe stergjysherve te tu otoman. Ku pas renies te perandorise dhe pushtimit latin te gjuhes osmane sot quhet mort . Ose ”morte” ne italisht. Ose , ”la mort”ne frengjisht.

        1. A
          Arbërori

          Andi kari. Gjuha e stërgjyshërve të shqiptarëve është shqipja. Mbase turqishtja ose arabishtja është gjuha e stërgjyshërve të tu. Ne shqiptarët i themi "vdekje" në shqip.

      2. S
        Shqiptari

        Mos flisni mbrockulla. Nuk fali xhenazen dhe cfare sipas jush i trembej zotit ? Po ti trembej zotit nuk vriste nenen e femijeve te tij. Drejtesia te gjeje shkakun e vertete.

        1. M
          Mesuesi i 9 vjecares

          Cfare domethene "falje e xhenazese" , ne c'gjuhe eshte kjo ?

          1. .
            .

            Pyt Sali Brrishen se ta spjego aj. Ky ka vra ne se ka "fal xhenazen"

          2. A
            Alex

            Dy gjëra kuptojmë nga ky artikullit, ose policia e Kosovës përdor metoda primitive ose gazetari i artikullit është debil.

            1. A
              AC/DC

              V.k. Variante albanistanse. Nuk fali xhenazen(se cfare domethene xhenaze vetem bythengritsat e dine) dhe u be i dyshuar. Q.r. Ne.shek. 21 dhe gjoja ne Europe dhe akoma me xhenaze. Rrace muti

              1. K
                Kot

                Sa rende qenke futi nje stakim automatit se e dogje fare at gram qe te ka ngel lale

                1. A
                  Automati i stakuar

                  Kot fantastik, kam qesh me lot

              2. C
                Columbo

                Në Palestin janë vrar 6000 fëmij, dhe nuk e vret kush mëndjen., këta për një roje afrim bunjaku, apo një kuqkë., po na qajn trapin.

                Lini një Përgjigje