Stano për takimin Kurti-Vuçiç: Mund të zgjasë deri në mbrëmje

18 Mars 2023, 15:06Rajoni TEMA

Stano për takimin Kurti-Vuçiç: Mund të zgjasë deri

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano ka bërë të ditur se ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Stano, në një konferencë nga Ohri tha se takimi mund të zgjasë deri pasdite apo në mbrëmje.


“Nuk mund të deklaroj asgjë për takimet pasi përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell, në fund të ditës do të mbajë konferencë.

Nuk e di kohën dhe nuk e di se sa do të zgjasë takimi, dialogu në takime nuk dihet se sa mund të zgjasë, deri në mbrëmje ose dikur vonë pasdite.

Kur ky raund i ri i dialogut do të përfundoj atëherë përfaqësuesi i lartë do të dalë në konferencë dhe do të tregojë. Nuk do të them asgjë për përmbajtjen dhe njësoj veprojmë edhe në Bruksel.

Nuk diskutojmë për atë që është duke u diskutuar në takim”, tha Stano.

1 Komente

  1. P
    Poshte Gestapo Neonaziste !

    Vdekje Fashizmit shkerdhatave te ksaj Bote

    Lini një Përgjigje