Stradner: Mund të presim një tjetër përshkallëzim në Kosovë

28 Nëntor 2023, 11:38Rajoni TEMA

Stradner: Mund të presim një tjetër përshkallëzim

Analistja Ivana Stradner shkroi se është e bindur se mund të ketë një tjetër përshkallëzim në Kosovë, ashtu siç ndodhi më 24 shtator.


“Jam e bindur se mund të presim një eskalim tjetër në Kosovë, ashtu si në shtator. Telegram tani ndan një histori të kafenesë Panda, që do të thotë se ata po përgatisin një tjetër flamur fals dhe do të akuzojnë Mbretërinë e Bashkuar.

Ky mesazh ishte shpërndarë nga kanale të tjera ruse e serbe dhe tashmë mediat serbe dhe ruse akuzuan Britaninë e Madhe për komplot të luftës në Kosovë”, shkruar ajo në X (ish-Twitter).

Më 24 shtator, një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë policin me origjinë nga Kosova, Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve u vranë edhe tre sulmues serbë.

Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin, por kjo e fundit ka mohuar çdo përfshirje. Përgjegjësinë për sulmin në Banjska e ka marrë Millan Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit.

Stradner: Mund të presim një tjetër përshkallëzim

Lini një Përgjigje