Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, SHBA: Kosova dhe Serbia të nisin sa më shpejt zbatimin e detyrimeve

19 Mars 2023, 11:39Rajoni TEMA

Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, SHBA: Kosova dhe Serbia

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Adrienne Watson, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë Veriore më 18 mars.

Ajo përmes një cicërime në rrjetin social Twiiter, ka thënë se SHBA-të e mirëpresin marrëveshjen e arritur mes të dyja vendeve, teksa ka bërë thirrje që palët të fillojnë zbatimin e detyrimeve sa më shpejt.

“Ne mirëpresim marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga ShBA-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe u bëjmë thirrje të dyja palëve që të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi Watson.


Edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, në një postim në profilin e tij në Twitter, e ka quajtur marrëveshjen të rëndësishme, duke u shprehur se SHBA-të ofrojnë mbështetje të plotë për implementimin e saj.

“Është arritur marrëveshje e rëndësishme. Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje të plotë për zbatimin e këtyre detyrimeve në përputhje me përpjekjet tona afatgjata për të avancuar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin për popullin e Kosovës dhe të rajonit”, thuhet në reagimin e tij.

Lini një Përgjigje