Takimi me Vuçiç në Ohër, Kurti: Shpresoj që Serbia të mos refuzojë përmbajtjen e marrëveshjes bazë

12 Mars 2023, 13:10Rajoni TEMA

Takimi me Vuçiç në Ohër, Kurti: Shpresoj që Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet një videoje të postuar në Facebook ka folur mbi takimin që pati me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç duke zbuluar se u ofrua për të firmosur marrëveshje me Serbinë por ishte Vuçiç ai që e refuzoi diçka të tillë.


Kurti tha se javën tjetër, do të ketë një tjetër takim me Vuçiç në Ohër të Maqedonisë së Veriut, duke thënë se shpresonte që serbët të poajtohen të paktën me përmbajtjen e marrëveshjes së propozuar nga BE. Përmbajtja e kësaj marrëveshje, sipas Kurtit çon në njohjen reciproke mes dy vendeve. 

“Në takimin trilateral në Bruksel më 27 shkurt, ofrova të nënshkruaj marrëveshjen bazë në emër të Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht presidenti i Serbisë refuzoi. Refuzimin, ai e bëri publik pasi doli nga takimi.

Javën e ardhshme ne përsëri do të takohemi në Ohër, në Maqedoninë e Veriut. Unë shpresoj që refuzimi i Serbisë që ta nënshkruaj propozimin në Bruksel nuk është indikacion që ata nuk pajtohen me përmbajtjen. Çdo ditë ne dëshmojmë kreativitetin dhe konstruktivitetin.

Ne besojmë që marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë përbën avancimin drejt njohjes reciproke mes dy shteteve. Ne besojmë që normalizimi i plotë i raporteve kërkon njohjen e tillë, si copa qendrore e marrëveshjes”, tha ai.


Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, Aleksandër Vuçiç përjashtoi kategorikisht mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshje për të njohur 'de jure apo de facto' Kosovën. 

3 Komente

  1. e
    emigranti

    Z. Kurti, mjaft u more me Vucicin, por ki kujdes se mos neneshkruan ndonje marreveshje per asosacionin me kompetenca ekzekutive dhe kujdes me kishat, pasi edhe ato do te jene nje pike reference per te thene me vone serbet se kjo eshte toka jone, pasi gjithnje ekspansioni serb eshte paraprire nga objektet e kultit. Mos kujto se c'do fitosh me marreveshjen . Fituesja e vertete, pas neneshkrimit te marreveshjes do te jete Serbia, pavaresisht se Vucic hiqet si viktime, pasi ajo do te hyje menjehere ne Europe, shoqeruar kjo me ndihma te medha ekonomike,ndersa Kosova vetem nje premtim te thate per te fillimin e procedurave per aplikim ne Europe, qe nuk dihet se sa shume do te zgjase, plus punes nen rogoz te Serbise ne sabotimin e perpjekjeve te Kosoves .

    1. F
      Fatosi-kosove

      Eshte per te ardhur keq sesi allbin kurrci orvatet ti mashtron shqiptaret ose i konsideron si dele qe jan te denuara ta ushqejne ate dhe qenefin e osmankes, e them kete pasi JO vetem ne takimin e radhes por edhe te kaluaren kurre nuk eshte biseduar per pamvaresine e kosoves me vuqiqin por vetem per qeshtjet e serbeve dhe se fundi vetem per asociacionin e komunave serbe pasi per vuqiqin kosova eshte pjes e serbise, kete e thot edhe tash se nuk shkon ne Oher per bisedime per kosoven e pamvarur dhe per asnje qeshtje tjeter por vetem per asociacionin i cili defakto egziston tash e 23 vite, e keqja me e madhe e ksaj eshte se partenerja e tij qe quhet mender presednike osmanka i ka futur veshet ne lesh dhe sikur po i lépine dhembet se kur do behet presednike e serbosllavise te cilen e enderron vuqiqi dhe per te cilen po punon shume lajqaku dhe nje pjese e europes, kete e ka ne thelb plani franko-gjerman si orvatje per ta shpetuar disi kosoven si pjes perberse e ksaj kinse federate serbosllave qe ne fakt do te jeté fundi i kosoves, allbini me vetdije ka rene ne kete gracke dhe ska shpetim kurse per osmanken si dikur mir me titon mir me millosheviqin, zgjatur zot ksi moti.

      1. U
        Universi shprsa ime

        Te srbt nuk ka bes

        Lini një Përgjigje