Të moshuarin e vranë për 500 € dhe makinën, zbardhet lidhja mes dy rrëmbimeve në RMV

4 Dhjetor 2023, 13:53Rajoni TEMA
Të moshuarin e vranë për 500 € dhe makinën, zbardhet

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga rrëmbimet që përfunduan me vrasjen e dy personave në Maqedoninë e Veriut, mes të cilëve dhe një vajzë e mitur, e moshës 14-vjeçare.

Të dyja rrëmbimet dyshohet se u kryen nga i njëjti grup në përbërje të të cilit ishin tre të arrestuarit Vlatko Kekishov, Velibor Manev dhe Bore Videvski.


I dyshuar në vrasjen e 14-vjeçares është dhe babai i saj, i cili ndihmoi rrëmbyesit me qëllim përfitimin e shumave monetare nga e ëma e vajzës.

Koka e grupit është shpallur në kërkim dhe dyshohet se ndodhet në Serbi. Ai është Lupço Palevski, një personazh i njohur në Maqedoninë e Veriut, pasi është drejtuesi i një lëvizjeje pro-ruse.

Sipas prokurorit të rastit Gavril Bubevski, arsyeja e vrasjes së 74 vjeçarit Pançe Zhezhovskit është për përfitime materiale.

Sipas tij grabitësve u duhej një makinë për të rrëmbyer 14-vjeçaren dhe për këtë arsyer rrëmbyen dhe vranë të moshuarin.

“Pançe ka mbetur viktimë pasi kryerësit e vrasjes nuk kanë pasur veturë që të grabisin Vanjën, personin e dytë në këtë tragjedi”- ka thënë prokurori Bubevski.

Vetura e viktimës Zhezhovski, një Citroen i bardhë, është përdorur më vonë për të grabitur viktimën e dytë.

Informacionet nga prokuroria në RMV informojnë se dyshohet se autori kryesor Ljupço Palevski dhe Panço Zhezhovski kanë pasur një konflikt për një borxh. Dyshohet se viktima i ka pasur autorit dhe 500 euro borxh.

Lini një Përgjigje