Tragjedia në Greqi, denoncime për shefin e stacionit: S’dinte të përdorte sistemin lokal të telekomandës. Një ditë harroi mikrofonin e ndezur dhe…

12 Mars 2023, 10:33Rajoni TEMA

Tragjedia në Greqi, denoncime për shefin e stacionit: S’dinte

Tragjedia me 57 të vdekur nga përplasja e trenave në Greqi ka shkaktuar indinjatë të madhe të popullit grek.

Mediat greke kanë publikuar ankesa të pasagjerëve që frekuentonin stacionin e Larisës për shefin e këtij, stacioni, deri tani përgjegjësi i vetëm i tragjedisë.

Qytetarët kanë treguar një rast ku përgjegjësi i stacionit kishte harruar hapur mikrofonat nga ku bëheshin njoftimet brenda stacionit dhe për këtë dëgjohej muzikë dhe bisedat.

Sipas medias greke Star, qytetarët ishin ankuar për atë që po ndodhte në sallën e stacionit një ditë para përplasjes fatale të dy trenave kokë më kokë. “Ishte sikur ishte në një festival”, thotë një banor i Larisës, duke përshkruar imazhin e datës 27 shkurt.

“Zotëri që bën njoftimet ishte shumë i gëzuar. Dy herë harroi mikrofonin, herën e dytë e harroi për një kohë më të gjatë”, theksoi një tjetër banor i Larisës, duke lënë të kuptohet se përgjegjësi i stacionit nuk ishte i kujdesshëm.

Kur qytetari u pyet se çfarë po thoshte drejtori i stacionit, i pari u përgjigj: “Po bënte një bisedë me personin pranë tij. Roja e sigurisë vrapoi për t’u thënë të fiknin mikrofonat.”

Ndërkohë një tjetër denoncim i rëndë vjen për përgjegjësin e stacionit, që thuhet se nuk dinte të përdorte sistemin lokal të telekomandës. Sipas hetimeve, gabimet e tij duket se kanë luajtur një rol vendimtar në përplasjen e trenave në Tempi me 57 të vdekurit.

3 Komente

  1. H
    Hordhia e ndyre e Sali Rrumpalles

    Ka dy mundesi këtu: - Mundet që autoritetet greke kanë gjetur një kokë Turku per ta akuzuar per të gjitha gjerat. Ngjarja shpjegoje, dikush akuzohet, dhpallet fajtor, denohen, dhe mbyllet çeshtja. - Ose kemi të bejme vërtet me një idiot, qe është emeruar nevate vend ne baze të nepotizmit endemik Ballkano-Turk, dhe tani "miku" nuk të mbron dot më, se do mbrojë veten e tij më parë. Ne të dy rastet, rezultantja është që Greqia e sotme, pavaresisht trashegimisë se lashte kukturore dhe anetaresise në BE, vepron me mentalitetin e trasheguar nga Perandoria Osmane dhe jo me ate të Republikës Parlamentare BE. Pra ku ndryshon Greqia nga Shqiperia? Vetem që merr me shumë ndihma nga BE.

    1. A
      Andreas

      Kur te kete Shqiperia hekurudhe ose kur te behet vend antar i BE ose kur te kete 33 milione turiste ne vit ose ...ose...ose... hajde na bej moral torko-osman ketu.

    2. A
      Alla Buda

      Shefi i stacionit eshte nje koke turku. Nuk them se ai nuk eshte nje idiot, por trenat duk duhen te perplasen edhe kur drejtojne idiote. Duhet te ishin krijuar potokolle nga ata "lart" qe edhe ne rastin e ndonje gomari aty poshte, prapseprape, trenat nuk duhet te perplaseshin. P.sh. dy persona qe kontrollonin veprimet e njeri-tjetrit.

      Lini një Përgjigje