VIDEO/ E krahasojnë me Hitlerin, Vuçiç pëson rënie të mbështetjes në Serbi

4 Dhjetor 2023, 12:08Rajoni TEMA
VIDEO/ E krahasojnë me Hitlerin, Vuçiç pëson rënie

Një pjesë e kundërshtarëve të Aleksandër Vuçiç në Serbi e kanë krahasuar atë dhe gjuhën e përdorur prej tij me Hitlerin. Shumë prej tyre kanë shpërndarë imazhe në rrjete sociale ku duket ngjashmëria e fjalimive, të Vuçiç me Hitlerin.

Kështu një serb i quajtur Milorad Terziç e ka krahasuar presidentin e tij me Adolf Hitlerin.


Ai ka shkëputur një fjalim të Vuçiçit i cili çuditërisht duket identik me Hitlerin. Mimikat, gjestet dhe toni i fjalimit janë të njëjta. “Një popull, një perandori, një udhëheqës…”, ka shkruar Terziç në përshkrimin e videos.

Krahasim të njëjtë i ka bërë edhe një kompozitor e artist muzikor në Serbi, Zvonimir Tot. Anketa të shumta tregojnë se mbështetja për Aleksandër Vuçiçit po bie gjithnjë e më shumë.

Që nga sulmi në Banjskë përkrahje ka rënie edhe më të madhe, përfshirë këtu edhe skandalet e ndryshme që po publikohen nëpër mediat serbe e ato ndërkombëtare për qeverinë dhe epokën e Vuciçit.

Lini një Përgjigje