Vuçiç: Nuk do ta zbatojmë marrëveshjen e Ohrit lidhur me anëtarësimin e Kosovës në OKB

21 Mars 2023, 14:37Rajoni TEMA

Vuçiç: Nuk do ta zbatojmë marrëveshjen e Ohrit lidhur me

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se qëndrimi i tij sa i përket marrëveshjes për normalizimin e raporteve me Kosovën nuk ka ndryshuar “as edhe një pikë” dhe ka ripërsëritur se Beogradi nuk do të zbatojë pjesët e marrëveshjes që kanë të bëjnë me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

“Nuk ka bisedime për anëtarësimin në Kombet e Bashkuara dhe nuk ka njohje. Çdo gjë tjetër që nënkupton normalizim të vërtetë të raporteve, pa tensione dhe pa konflikte, Serbia do t’i zbatojë”, deklaroi Vuçiq më 21 mars pasi u takua në Beograd me kryediplomatin e Italisë, Antonio Tajani.

Në takimin në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars, Kosova dhe Serbia u pajtuan për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve mes tyre.

Edhe pse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk nënshkruan asnjë dokument në Ohër, ndërmjetësuesit evropianë thanë se presin që palët të zbatojnë gjithçka për të cilat u pajtuan liderët.

Kosova dhe Serbia u pajtuan se nuk do të bllokojnë zbatimin e asnjë neni të marrëveshjes.

Marrëveshja, që njihet edhe si propozimi evropian, kërkon nga Beogradi që të mos e pengojë Kosovën të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.

Kosova, në anën tjetër, është pajtuar që të punojë në ofrimin e një niveli të përshtatshëm të vetëmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë, bazuar në marrëveshjet paraprake të arritura në dialog.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar më 21 mars se faktorët ndërkombëtarë duhet ta "dënojnë" Serbinë për mosnënshkrimin e marrëveshjes në Ohër.

“Nuk mund të flasë kështu pala tjetër kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Kombet e Bashkuara, nuk mund të flasë se si kurrë nuk do ta njohë Kosovën, me qenë se Marrëveshja Bazë është njohje de facto.

Pra, unë besoj se kjo është thelbësore për procesin dhe është e rëndësishme që të gjithë partnerët, aleatët, miqtë tanë të vendeve demokratike në Perëndim, dhe jo vetëm, të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kosovës kur ne jemi konstruktivë, të përkushtuar, e kreativ si asnjëherë”, deklaroi Kurti.


Marrëveshja drejt normalizimit nuk përmend në mënyrë eksplicite njohjen e ndërsjellë, por aty thuhet se palët duhet të respektojnë pavarësinë, autonominë dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës.

Në Ohër, palët u pajtuan që marrëveshja të bëhet pjesë integrale e procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi më 21 mars, se do të dëshironte “që paqja të arrite në Ukrainë menjëherë, sepse kjo do ta bënte më të lehtë pozicionin e Serbisë”.

“Nuk jam i interesuar se kush do të fitojë dhe kush do të humbë. Qytetarë e Serbisë janë të interesuar vetëm për paqe”, tha Vuçiq.
Ai përsëriti se lufta në Ukrainë, “e ka bërë pozicionin e Serbisë disa herë më të vështirë”, por shtoi se “kemi arritur ta ruajmë paqen”.

Edhe pse Serbia ka përkrahur disa rezoluta të OKB-së që e dënojnë pushtimin rus të Ukrainës, Serbia është një prej pak shteteve evropiane që kanë refuzuar t’i bashkohen politikës së BE-së dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë./ REL

4 Komente

  1. K
    Kllouni e syze Foli . Po tani ?

    Kllouni ,qe merrte Poza gjate Bisedimeve si me qen nji Karikature e Trampit , po i dhjet ne Surrate Borelit e Lajcakut madje edhe noj tjetri qe erdhi nga ana tjeter te Oqeanit ! Po tani cfar kane ndermend te bejne Organizatoret e ksaj Maskarade antiShqiptare ? A do i ndrojne perseri Baterite Dildos Vucic dhe ta kthejne perseri ne vrynmat e tyre me u zbavit ? - Me ne fund Presidenti i nji Shteti Kriminel i cili ka shume detyrime Lufte pa shlyer ndaj Krimive e Demeve financiare ne Kosove ., mbasi hengri supen me fasule Serbe qe i serbiri BE-ja dhe Aleatet tane Atllantike ,i pernbys kupen ne tavoline miqve te tij ! Metodat e Politikat Fashiste jane te dstinuara te Deshtojne ne cdo kohe .. Tani Armatosni Shqiptaret nqs doni Paqe ne Ballkane ,se vetem ashtu qetsohen Hienat serbo greke ,nderkohe qe Te Fortet i nxisin nqs mbajne te c'aramatisur Shqiperine e Kosoven .Pra duhet vepruar nbjelloj si me Ukrainen para se Dildua te shperthej baterite !

    1. c
      cmendet Vucic !

      Njeher Shtet Kriminel , gjithe jetes i tille . Keshtu eshte kur i perkedhel Koken Krimineleve te Njerzimit .

      1. S
        Shkodrani

        Amerikane i thone: "Bullshit". Marreveshja nenshkruhet si e tere dhe jo vetem ato qe me pelqejne mua. Tashti ka ardhur koha per sanksione. Ky tipi serb ben sikur ka fituar luften por e ka humbur. Shtihet si viktime por ka vrare dhe zhukur mijera njerez te pafajshem. Shtihet si paqedashes por kercenon me lufte dhe cdo kerkese qe ka eshte qe te krijoje destabilitet ne cdo vend ku munded, njesoj si vellai i madh bastardh ne lindje. Evropa nga ana tjeter koken ia lemon me dashuri dhe e llaston me para e favore.

        1. F
          Flamur Struga

          Republika e Kosoves ,e ka karriken ne OK B!vetem kur rusia fashiste dhe kina imperialiste ,do te votojne se sa per kete mersh qeni nuk ka dhe as do te kete ndonje obligim.Keshtu te pakten shihet nga e drejta nderkombetare.Menyre tjeter lehtesimi eshte edhe kur Republika e Kosoves do njihet nga pese shtetet,do kete lehtesira te medhaja jo vetem per ne OKB por edhe ne Nato dhe institucione te tjera .Kete ky superxhongler e di por nuk largohet nga intrigat dhe iluzionet qe jo cdo fjale,por edhe cdo dhkronje e trete eshte per ti mos i besuar.Litari po i afrohet,shpetim nuk ke manovrimet nukk bejne efekte ,la perfunduar enderra jeni ne gjumin dimeror...

          Lini një Përgjigje