Vuçiç publikon videon: Betohem në bibël dhe në gjak, do të luftojmë për popullin tonë

14 Gusht 2022, 12:13Rajoni TEMA

Vuçiç publikon videon: Betohem në bibël dhe në

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka postuar në profilin e tij në Instagram një pjesë të paraqitjes në një emision në TV Prva, në të cilën i premton popullit serb duke u betuar “në bibël dhe në gjak” se do të mbrojë popullin serb, do të udhëheqë në mënyrë të pavarur dhe do t’i ruajë miqësitë tradicionale të Serbisë (me Rusinë).

“Dua t’u kërkoj njerëzve që ta duan vendin e tyre. Ne do të luftojmë. Ne do të luftojmë për popullin e Serbisë”, thotë Vuçiç në pjesët e shkëputura të videos.

Vuçiç e ka ashpërsuar gjuhën e tij, sidomos pas tensioneve në Veri të Mitrovicës kur Kosova vendosi të zbatojë masën e reciprocitetit për targat dhe për dokumentin për hyrje/dalje të shtetasve serbë në Kosovë, ashtu siç e aplikon Serbia për shtetasit e Kosovës.


Pas katër ditësh, me 18 gusht, Vuçiç do të udhëtojë për në Bruksel ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

7 Komente

  1. d
    dinjiteti

    Un nuk di ta ket sulmuar njeri serbine,,po dime qe serbia ka sulmuar gjith jeten kojshite,,,ky eshte tipik sllav serb,,nuk duhet me ju besu po FARE,,,VETEM FORCIMI I USHTRISE ESHTE GJUHA QE DUHET TE KEMI ME KET RRACE....REACE QE NUK JETON DOT PA SHERR,,,RUSIA MIQESIA E PAVDEKSHME E POPULLIT SLLAV SERB,,PO EDHE PABESIA,,

    1. R
      Roberto

      Kot ben pordhe se do e ule hunden dhe ky se nuk ka ku shkon.Problemi eshte qe duhet marre me qetesi nga ana e KOsoves sepse jo gjithnje metodat e Albin Kurtit pijne uje. Kur erdhi Shtrausi ne Shqiperi keta karafilat tane i kerkuan demshperbimet e luftes ndersa Ai nuk deshte ti jepte ndihmat ne ate forme por deshte ti sillte me investime dhe mesyra te tjera gje qe nuk u pranua nga zagaret e rregjimit sepse ndihmat apo huaja nuk ishte e sanksionuar ne kushtetuten tone dhe keta breke grisurit nuk e ulnin hunden qe te "nenshtroheshin"dhe te pranonin ndihmat e Gjermanise qe sikur te ndodhte kushedi se ku do ishim sot.Edhe Vucici eshte nen presion te Rusise dhe vete popullit serb sepse edhe atje ka ekstremiste sic ka edhe tek ne.Te shohim se c'do na kullandrisi Vucici me presionet dhe denglat e tija.

    2. D
      Drita

      Kjo eshte fetyra e vertete ,nuk i mjaftojne krimet qe kane bere. Te hapin syte dhe veshet drejtusit tone ,keto nuk behen kurre jo miq por as neutrale.

      1. E
        Emigranti.

        Bravo dinjiteti me mak fjale e gervishte masken serbe!

        1. T
          Tahir Gashi

          Sikur vucici betohet per serbicken, edhe nave na betohena për Sali Berishen, tallavane, rrumpallen, drogen e prostitucionin.

          1. H
            Hasan Prishtina i ri ????

            Vërtete kërcënim serioz , Serbia po pret vetëm se si do shkoje puna me Ukrainën , ne qofte se bota do te heqin dore nga Ukraina dhe po te duket vetëm se Rusia mund te dali fitues ate here Serbia 100% merr ofensive kundër Kosovës, prandaj Koqe-Varet sa merren me brukën a do te mbahet neper shkolla te hapin sytë dhe mendjen per masa mbrojtëse, deri sa te vije ti shpëtoje baba Erdogan i gjen te pjeku dhe pa burka, haram e paçin se na turpëruan racën Ariane, Dhi e zgjebosur dhe me bishtin lart ne mes te Evropës nuk shkon, ta ndajnë dhe ta mbledhin mendjen, te vdesin per burken ose per atdheun e te pareve

            1. V
              Virusi

              Paska marre tatepjeten. Po flet si Ilir Meta qe thoshte; do jap jeten per shqiperine

              Lini një Përgjigje