Zgjedhjet në Kosovë, OSBE bën thirrje për formimin në kohë të institucioneve

9 Qershor 2026, 11:35Rajoni TEMA
Zgjedhjet në Kosovë, OSBE bën thirrje për formimin në

Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk ka reaguar këtë të martë përmes një postimi në “X” lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.  McGurk përgëzoi KQZ-në, për organizimin e procesit duke e cilësuar si të ‘suksesshëm.

Ndër të tjera ai uroi Albin Kurtin për rezultatin. Ai shtoi se OSBE bën thirrje formimin e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit përmes dialogut.

“E përgëzoj KQZ për organizimin e një tjetër procesi zgjedhor të suksesshëm dhe Albin Kurti për rezultatin e partisë së tij. Votuesit kanë folur; tani përgjegjësia u takon atyre që janë zgjedhur. OSBE bën thirrje për formimin në kohë të institucioneve dhe zgjedhjen e Presidentit përmes dialogut dhe kompromisit.”, ka shkruar ai.

Lini një Përgjigje