Zgjedhjet në Mal të Zi: Gjukanoviq në balotazh me ish-ministrin e Financave të Krivokapiqit

19 Mars 2023, 21:30Rajoni TEMA

Zgjedhjet në Mal të Zi: Gjukanoviq në balotazh me ish-ministrin e

Kandidati i PDS-së në zgjedhjet presidenciale Millo Gjukanoviq sipas rezultateve të pjesëshme ka marrë 36.3 për qind të votave.

Kandidati i Lëvizjes Evropa Tani Jakov Millatoviq fitoi 28,1 për qind, Frontit Demokratik Andrija Mandiq 19,2 për qind, Mali i Zi Demokratik Aleksa Beçiq 11,4 për qind.

Kandidatja e PSD-së Draginja Vuksanoviq Stankoviq 2.8 për qind, kandidati për Malin e Zi të Bashkuar Goran Daniloviq 1.3 për qind dhe  Jovan Raduloviq Joxhir 0.8 për qind.

Në Malin e Zi 540.000 votues u thirrën të dielën të votojnë për presidentin e ri të vendit. Gjukanoviҫ kërkon të rizgjidhet, por këtë herë ka pasur konkurrencë të fortë. Kundër properëndimorit Gjukanoviҫ ka dalë Andrija Mandiҫ, i cili kërkon një afrim më të madh të vendit anëtar të NATO-s me Serbinë fqinje dhe Rusinë. Edhe Jakov Milatoviҫ, një ekonomist proeuropian doli në garë kundër Gjukanoviҫit. Këtë herë pritet që kandidatët të kalojnë në balotazh.

Milo Gjukanoviҫ
Gjukanoviҫ akuzohet për korrupsion

61-vjeҫari Gjukanoviҫ që prej 33 vjetësh mban poste drejtuese në Malin e Zi akuzohet nga kundërshtarët e tij politikë për korrupsion ashtu si edhe partia e tij e qendrës së majtë DPS. Gjukanoviҫ dhe partia e tij nuk i pranojnë akuzat. Mali i Zi ndodhet prej muajsh në një krizë të thellë politike. Disa herë ka pasur votë mosbesimi në parlament dhe përplasje politike mes presidentit dhe deputetëve. Të enjten Gjukanoviҫ vendosi të shpërbëjë parlamentin dhe vendosi datën e zgjedhjeve të reja parlamentare më 11 qershor. Rezultati i zgjedhjeve presidenciale mund të ndikojë edhe në zgjedhjet parlamentare.

Lini një Përgjigje