“Ik b*çe, mos më çaj tr**in”, avokati i vjedh miliona klientes dhe e padit

13 Nëntor 2023, 21:20Sociale TEMA

“Ik b*çe, mos më çaj tr**in”, avokati i vjedh

Në Qershor të këtij viti, “Stop” transmetoi rastin e zonjës Shqiponja Mashi, e cila tregoi se në vitin 2019 në Shkodër ka qenë me vajzën me motor dhe ka bërë një aksident.

Për pasojë, vajza u dëmtua dhe ndenji 3 muaj në regjim shtrati. Zonja iu drejtua një procesi gjyqësor me avokat Ndue Gjelaj dhe arriti të fitojë dëmshpërblim në masën 54 milionë Lekë të vjetra.

Por Shqiponjës i kaluan vetëm 8 milionë Lekë. Për pjesën tjetër avokati nuk i jep shpjegime. Ndërsa përmbaruesi Rrok Deda th, se lekët i kanë kaluar te avokati.

“Stop” ritakohet me Shqiponjën, e cila tha se jo vetëm që nuk ka marrë akoma paratë e dëmshpërblimit, por avokati Ndue Gjelaj i ka bërë padi penale për shpifje.

“Unë u takova dhe njëherë me avokat Ndue Gjelën në Shtator, u takuam në një kafe. Fjala e tij ishte: zonja Shqiponja ne jemi bashkë këtu për të pirë kafe, muhabetet po i lemë këtu, vajza sa të bëjë 18 dhe një ditë unë t’i fus paret deri në kacidhen e fundit. Ia besova. Ka dy javë që ka mbushur 18, e mora në telefon. Më tha ik moj b*çe mos më çaj tr**in. Ma mbylli telefonin. Pas dy jave më erdhi letra që më kishte bërë padi penale për shpifje të “Stop”. Kam gjyqin që më ka bërë padi. Për shpifje, nuk e di çfarë kam shpifur. Vlera monetare është 19 milionë që akoma nuk m’i ka kaluar në llogarinë e vajzës”, tha ajo.

“Stop” iu drejtua avokatit i cili këmbënguli se Lekët i ka përmbaruesi gjyqësor.

Avokati Ndue Gjelaj: Se ju vini si puna e virusit, puf…, nuk vihet pa lënë një takim.

Gazetarja: Domethënë e dyta kjo! Na the virus! Një të dëmshpërblimit të zonjës dhe dy për padinë penale, që i keni bërë.

Avokati Ndue Gjelaj: Ke bërë shumë mirë, që ke ardhur. Padinë penale, që i kam bëtë unë, që shumë shpejt do ta keni dhe ju një padi. Shumë shpejt!

Avokati Ndue Gjelaj: Nuk i ka ardhur momenti. E kam bërë, se është e drejta ime, sepse zonja ka shpifur ndaj meje.

Avokati Ndue Gjelaj: Ato, që mendoj unë, që i ka shpif, gjërat që nuk qëndrojnë.

Gazetarja: Cilat? Lekët, që nuk i ka marrë?

Avokati Ndue Gjelaj: Pse ty duhet me të dhënë llogari?

Gazetarja: Zonja është drejtuar te Stop-i, në këtë mënyrë jemi përfshirë dhe ne. Pse dëmshpërblimi i zonjës nuk i ka kaluar pagesa 50 me 50?

Avokati Ndue Gjelaj: Nuk është se nuk ia kam kaluar unë.

Avokati Ndue Gjelaj: Nuk i ka kaluar Përmbaruesi Gjyqësor. Dhe nuk i keni hetuar gjërat si duhet.

Gazetarja: Nuk i ka kaluar shoku juaj?

Avokati Ndue Gjelaj: Jo, nuk është shoku im, ai është thjeshtë një institucion tjetër, që kryen ato veprime, që ia ka dhënë ligji.

Gazetarja: Ku janë lekët avokat?

Avokati Ndue Gjelaj: Në llogarinë e Përmbaruesit.

Gazetarja: Në qoftë se lekët i ka përmbaruesi, përballu me përmbaruesin, që e ke drejtuar vetë!

Por Rrok Deda deklaroi se 42 milionë Lekë ia ka kaluar avokatit të zonjës, Ndue Gjelaj.

Përmbaruesi privat Rrok Deda: I kam kaluar aq lekë, sa i kam kaluar! Kjo është e vërtetë dhe ia kam dhënë me shifër.

Përmbaruesi privat Rrok Deda: Rreth 42-43 milionë të vjetra.

Ai vuri në dispozicion edhe transaksionet bankare. Në llogarinë e avokatit janë kaluar në datën 8 Korrik 2022 shuma 10 milionë lekë të vjetra. Në datën 9 Gusht 2022 është kaluar një tjetër vlerë 10 milionë Lekë. Më 22 Gusht 2022 janë kaluar 11 milionë e 250 mijë Lekë dhe më 24 Nëntor 2022 janë kaluar 9 milionë e gjysmë lekë në llogarinë e avokatit Gjelaj./tvklan.al

3 Komente

  1. B
    BBC

    Malokëria qenëria

    1. H
      Horre

      Kurë nuke ka shtet, rregulla, dhe ligje ço rrugaç mundë të bëje çfate të dojë. Ky avukat duhët ti hiqet liqënsa dhe të futet në burg poshte korrupsjoni dhe horehanet

      1. T
        TURP

        Te biesh ne dor te ktyre kafsheve qe vetem vjedhin e kercenojn si shpellari "mesiti i madh" i tyre qe spo di ku te perdridhet tani qe po i vjen fundi ,esht fatkeqesi ne vazhdim viktimash !Shikoni si sillet sepse kta jan ,egersira qe kalben gjith shtetin e akoma sduan tja din, se Shteti akoma spo ve dor se "jemi ne demokraci"....Hajde hajde or Shqiptar, mjer ne po ram ne duar te njei padrejtesie ,e po kerkuam te drejten "ham edhe padi" Ky rast pasqyr e gjall ne dor te "pusht usve...........

        Lini një Përgjigje