Ministrja Sala në forumin e “The Economist”: Shqipëria, reforma të thella për një sistem shëndetësor më të fortë dhe më gjithëpërfshirës

9 Qershor 2026, 12:23Sociale TEMA
Ministrja Sala në forumin e “The Economist”: Shqipëria,

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala mori pjesë në forumin e 11-të botëror të kancerit 2026, organizuar nga revista prestigjioze “The Economist”, ku u diskutuan sfidat dhe zgjidhjet për garantimin e aksesit të barabartë në kujdesin ndaj kancerit në të gjithë Evropën.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Sala theksoi se pabarazitë në trajtimin e kancerit nuk mund të adresohen përmes reformave të fragmentuara, por kërkojnë transformim të plotë të sistemit shëndetësor, duke përfshirë parandalimin, depistimin, diagnostikimin e hershëm, trajtimin dhe kujdesin pas trajtimit.

Ajo nënvizoi se aksesi mbetet sfida kryesore në Evropë, duke theksuar se mundësitë për mbijetesë nuk duhet të varen nga vendbanimi i pacientit. Diagnostikimi i hershëm, qasja në trajtime inovative dhe zhvillimi i kapaciteteve të sistemeve shëndetësore janë faktorë vendimtarë për reduktimin e pabarazive.

Në panel, ministrja Sala prezantoi  reformat që Shqipëria po ndërmerr në sektorin e onkologjisë, ndër më të rëndësishmet në sistemin shëndetësor të vendit, me fokus në rritjen e aksesit, cilësisë dhe barazisë në shërbime. Këto përfshijnë:

Krijimin e Institutit Kombëtar të Kancerit si qendër kombëtare për kujdesin e integruar, kërkimin shkencor dhe edukimin;

Decentralizimin e shërbimeve të onkologjisë mjekësore përmes forcimit të njësive rajonale;

Modernizimin e shërbimit kombëtar të radioterapisë;

Përmirësimin e legjislacionit për barnat dhe pajisjet mjekësore, duke e harmonizuar atë me standardet e Bashkimit Evropian;

Përshpejtimin e transformimit digjital në shëndetësi për të përmirësuar koordinimin e kujdesit, sistemet e referimit dhe përdorimin e të dhënave shëndetësore.

 


Ministrja Sala theksoi se suksesi i politikave të kancerit nuk duhet të matet vetëm me përparimet shkencore, por edhe me aftësinë e sistemeve shëndetësore për të ofruar diagnozë më të shpejtë, kohë më të shkurtra pritjeje dhe kujdes më të koordinuar për pacientët.

4 Komente

  1. T
    Tahir Gashi

    dy Kurva ka Shqiperia! edi rama e salija!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits !!!!

      Shqiperia ka bere progres ne shendetesi : Me ne fund siguroi 100% "Trajtimin hormonal te b*thqirave"......dhe gjithashtu eshte permiresuar ndjeshem trajtimi i te semureve me kancer ne repartet e kujdesit intensiv ...te Sharres dhe Tufines !!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Doktor Mortja

        lali Eri o Legen, Prite Edin se po vjen!

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dire Straits !!!!!

        Shqiperia ka bere progres ne shendetesi : Me ne fund siguroi 100% "Trajtimin hormonal te b*thqirave"......dhe gjithashtu eshte permiresuar ndjeshem trajtimi i te semureve me kancer ne repartet e kujdesit intensiv ...te Sharres dhe Tufines !!!!!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje