Publikoi tezën e Gjuhës dhe Letërsisë në TikTok, përjashtohet maturanti në Kukës

9 Qershor 2026, 11:52Sociale TEMA
Publikoi tezën e Gjuhës dhe Letërsisë në TikTok,

Një maturant në Kukës është përjashtuar nga provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë pasi është konstatuar duke fotografuar tezën gjatë zhvillimit të testimit.

Ndërkohë Ministria e Arsimit ka garantuar se provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në kuadër të Maturës Shtetërore 2026 po zhvillohet normalisht, në kushte sigurie dhe transparence të plotë në të gjithë vendin.

Sipas Ministrisë, provimi i dytë i maturës po zhvillohet në 144 qendra provimi dhe përfshin mbi 26,600 maturantë, ndërsa të gjitha procedurat po zbatohen në përputhje të plotë me Rregulloren e Maturës Shtetërore.

Në lidhje me publikimin e fotografive të tezës në rrjetet sociale, Ministria sqaron se ky akt është kryer pasi provimi kishte nisur dhe, sipas saj, nuk ndikon në integritetin e procesit. Po ashtu, është bërë e ditur se rasti është evidentuar në një qendër provimi në Qarkun e Kukësit, ku maturanti përgjegjës është përjashtuar menjëherë nga testi.

3 Komente

  1. c
    cou enver te shikosh saliun nga shpella

    Nuk kane mendje per provim,e kan mendjen te pordhesta saliut

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xha

      Shpellar

      Përgjigjjuni
      1. h
        hurlaburla

        Publikoi testin apo tezen?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje