Al-Khelaifi i mbyll derën Zidane: E kemi bërë zgjedhjen tonë për stolin

22 Qershor 2022, 16:20Sport TEMA

Al-Khelaifi i mbyll derën Zidane: E kemi bërë zgjedhjen tonë

Në një intervistë të gjatë për “Le Parisien”, presidenti i PSG-së Nasser Al-Khelaifi ka folur edhe për teknikun e ri, duke i mbyllur derën përfundimisht Zinedine Zidane.

“Kemi një listë të gjatë kandidatësh për stolin, por po bisedojmë me Nice për Galtier dhe nuk është më një sekret.

Shpresoj që shumë shpejt të arrijmë një marrëveshje, por respektoj klubin dhe presidentin Rivere, sepse secili mbron interesat e tij.

Kemi formacionin më të mirë në botë dhe objektivi im është që në vitet e ardhshme të kem një skuadër vetëm me lojtarë parisienë. Ka shumë talent në rajonin tonë dhe lojtarët më të mirë meritojnë të luajnë për PSG. Do të duhet kohë, por është një objektiv.

Nuk synojmë më emra të njohur, që në fund vetëm shkëlqejnë”, ka thënë mes të tjerash numri një i PSG-së. 

Lini një Përgjigje