Aliti për “Blick”: Rumani-Kosovë duhej braktisur

15 Shtator 2023, 12:07Sport TEMA

Aliti për “Blick”: Rumani-Kosovë duhej braktisur


Fidan Aliti ka qenë personazhi i zgjedhur nga gazeta “Blick”, e cila i kushtuar një hapësirë të madhe intervistës mes mbrojtësin e Kosovës. Siç pritej fokusi i artikullit është ndalur më së shumti në ndeshjet më të fundit të Kosovës ku pasi luajti “derbin” me Zvicrën në “Fadil Vokrri” udhëtoi drejt Rumanisë, ku shumë shpejt futbolli i la vendin politikës.

Mbrojtësi i Alaniaspor shpjegon se ndeshja me Zvicrën kishte qenë emocionuese dhe se ndjesitë e përjetuara në atë takim ende nuk i ishin larguar plotësisht.

Sa i përket episodeve të turpshme që ndodhën në Rumani ku tifozët vendas shpalosën banderolën me slloganin “Kosova është Serbi”, Aliti tha: “Përgjigja më e mirë ndaj këtyre ngjarjeve të turpshme do të kishte qenë që ne të fitonim. Fatkeqësisht nuk ia dolëm. Këto janë deklarata politike që nuk kanë vend në futboll. Racizëm i hapur. Kosova është shtet i pavarur”.

Gazetari i “Blick” pyet Alitin nëse do të kishte qenë më mirë për lojtarët e Kosovës që të mos kishin dalë më nga dhomat e zhveshjes. “Ta shohësh tani, ky do të ishte vendimi i duhur. Vetëm atëherë do të kishim bërë një deklaratë të vërtetë. Por ne dolëm dhe loja përfundoi normalisht dhe askush nuk u penalizua”, tregon i penduar 29-vjeçari.

Mes të tjerash Aliti u shpreh se vendimi për tu larguar për disa minuta nga fusha e lojës pati impakt të keq për ekipin pasi më të rifilluar dueli, kryesori dukshëm vërshëllente gjithçka kundër ekipit të dardanëve. “Nëse ne nuk luajtëm pas rikthimit ashtu siç kishim bërë përpara se loja të ndërpritej duhet të pyesni gjyqtarin. Kjo ishte fatkeqësi! Pas rifillimit, ai vazhdimisht vërshëlleu gjithçka kundër nesh. Kartoni i kuq ishte qesharak dhe u shpik një penallti për Rumaninë. Ky nuk është një justifikim, mund ta shikoni lojën përsëri dehe mund të dilni në të njëjtin përfundim”, tha Aliti.

8 Komente

  1. N
    Nu jeni turpi shqiptarise

    C'pune keni ju me tifozet sipas llogjikes se ketij provinciali kur plisat e prishtines nxoren banderolen Kosova zemra e Shqiperise e te tjera futbollistet Polak duhet te largoheshin se ishin thirje nacionaliste apo veprimi Dakut kur hoqi fanellen. Jo shoku jo ju nuk perfaqesoni asgje per cfare luani ke perfaqsoni krahinen Serbe multi-etnike. Normalishte Rumania nuk duhet te luante me nje ekip qe nuk pefaqesone nje shtete..... Ka vetem nje kombetare ajo eshte kuq e zi ku nuk perfaqesone banorin Shqiptare qe jeton ne Shqiperi por gjithe shqiptaret. Ju jeni jashteshqitja e kombit ju jeni Fredi Bejleri i Progonatit

    1. A
      Adi

      Esht njelloj sikur serbet te thon pse kendohet kenga e adem jasharit nga tifozet. Dhe kjo quhet politike

      1. S
        Shkodrani

        Këtu e Ke gabim, serbët provokohen edhe kur marrin frymë. Ata "preken" lehtë!

    2. S
      Shkodrani

      Ti shpreh mendimin tënd, por nuk është mirë të gjesh justifikime pa vlerë. Edhe Zvicrra fitoi kundër Serbisë në Rusi dhe pavarësisht klithjeve histerike kundër shqiptarëve, dy shqiptarët tanë i ndëshkuan me gola. Këto gjëra duhet t'ju nxisin më shumë. Në fund pastaj mund të ankoheni për banderolat politike.

      1. A
        Albert

        Dy komentet, ose te quajturat komente, qe jane postuar me siper, jane provokime te ulta. Kosova eshte shtet i pavarur. Kete te vertete nuk e lot as topi.

        1. O
          OLSI

          Kush eshte shtet more zoteri, cfare po flisni , kosova eshte thjesht nje krahine e shqiperise, cjane keto marrezira qe shkruani, ne nje te ardhme do i bashkohet shqiperise dhe pike.

          1. S
            Shkodrani

            Nuk ka asnji provokim këtu. Kosova është shtet Shqiptar. Se një idiot diku në Rumani ka menduar të prekë telat e idiotësisë të trashëguara nga sllavizmit 80 vjeçar i Kosovës, nuk do të thotë që ne të djegim gjithçka duke u bërë pikërisht si serbët që u turrën si të çmendur pas një banderolë dhe pastaj u s'kualifikuan. Nuk zgjidhen problemet në stadium por me mend e trimëri jashtë tij. E vetmja gjë që duhet bërë në stadium është të argëtohesh dhe po munde të fitosh sadopak simpati me sjellje të civilizuar. Patriotizmi shfaqet me vepra pozitive jo me huliganizëm si ato të Beogradit. Sot më tepër se kurrë nuk kemi nevojë për gola por për një të ardhme për fëmijët tanë. Mjaft më me imazhin e shqiptarit të pagdhendur. Ai imazh i shërben vetëm armikut.

          2. A
            Alberto te rroje saliu dhe shoku albin

            Sikur krahina e Laberise apo Mirdita te vetshpallen shtete je dakorde ? Apo me skandale sikur Fredi i Progonatit te shpallte jugun shtete je dakorde ? Nese je dakorde atehere une jam dakorde qe krahina e kosoves shtete .... Nje mendje kthiellet nje llogjike e sakte nje mendje mykur nacionaliste nuk prodhone asgje vetem lufte

            Lini një Përgjigje