Asambleja e FSHF-së, ministrja Kushi: Presim me padurim ndërtimin e stadiumeve

12 Maj 2023, 12:34Sport TEMA

Asambleja e FSHF-së, ministrja Kushi: Presim me padurim ndërtimin e

Në shtëpinë e futbollit është mbajtur Asambleja e Zakonshme Vjetore e FSHF-së. Në fillim është mbajtur një minutë heshje për të nderuar figura të shquara të futbollit të cilët ishin ndajë nga jeta pas Asamblesë së fundit.

Gjithashtu janë nderuar edhe partnerët e FSHF-së për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre ndër vite.

Pas kësaj, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i dha fjalën ministres së sportit, Evis Kushi.

“E pranova ftesën sepse Sporti ka marrë vëmendje të veçantë nga qeveria, e dëshmojnë shumë nisma. Do të theksoja vendimin për ndërtimin e tri stadiumeve. Kemi qenë me presidentin Duka pjesë e komisionit për të vendosur për projektet. Nuk janë thjesht stadiume, por pole për qytetet tona, që do të kenë jetë 24 orë në shtatë ditë të javës: jetë jo vetëm sportive, por edhe sociale, kulturore dhe ekonomike. Presim me padurim ndërtimin me tyre.

Do të theksoja marrëveshjen e fundit me Manchester City Club, për të sjellë në Shqipëri akademinë elitare të Manchesterit, për të pasur një kampus në Shqipëri, që do t’i shërbejë gjithë rajonit.
Këto janë vetëm disa nga nismat e ndërmarra do të kemi të tjera.

Futbolli është rritur në nivel dhe këtë e tregojnë aktivitetet ndërkombëtare, si finalja e Conference League, që ndihmoi aktivitetin ekonomik dhe në imazh.

Vizita e presidentit të FIFA-s, Infantino, ishte ngjarje e madhe, është tregues i këtyre zhvillimeve të futbollit.

Do të veçoja kualifikimin e vajzave të Vllaznisë, një arritje e madhe që na nxit të mbështetim edhe në ekipet e tjera”, është shprehur ajo.

Lini një Përgjigje