Asllani: Nuk kërkonim barazimin, duhej të fitonim

20 Nëntor 2023, 23:19Sport TEMA
Asllani: Nuk kërkonim barazimin, duhej të fitonim

Pas barazimit 0-0 me ishujt Faroe, Kristjan Asllani u shpreh se kundërshtari ishte i mbyllur shumë dhe nuk lejoi hapësira ndërsa shtoi se për atë nuk ndryshon asgjë nëse luan përkrah Ramadanit apo Bares.

“Nuk kërkonim barazimin, duhej të fitonim. Por ata luftuan shumë bënë presion lart, mirë që nuk e pësuam.

Por, një barazim është në rregull. Përshtatja me Baren? Nuk ndryshon asgjë, duhet të vazhdojmë kështu.

Do të luftojmë të gjithë për të mbajtur vendin dhe të gjithë ata që nuk janë titullar, stërviten shumë mirë.

Nuk po kuptonim si po luanin, kishte pak hapësira. Kam tentuar disa herë të gjeja Bajramin, por është e vështirë të vertikalizosh”, u shpreh Asllani.

2 Komente

  1. T
    Tifozi

    Ikni shkerdhata naj dhjet festen e shitet ndeshjen ishin kuota te mira ju dhjefsha fedten tuj.

    1. S
      Sebastia

      Ti ose zgjohu ose ben mire te besh gati valixhet si Manaj qe e nisi me buje te madhe tek Inter e perfundoi tek ekipet e panjohura te Turqise. Ti a je mesfushor apo portier i dyte ne fushe ? Ti nuk ben nje vertikalizim or djale, ti nuk merr kurrefare iniciative qe te cosh lojen perpara nga porta ku duhet sulmuar. Ti di vetem te pasosh tek shoku me i afert dhe vetem pasime te kota tek mbrojtesi, pasime qe mund ti bej dhe gjyshi im. Nuk je as per Inter dhe as per kombtare nese vazhdon me kte "loje"! Mjeshteri jot ka qen Brozovic por Brozovic nuk bente vetem kto pasime por merrte dhe iniciativen te conte lojen perpara. Ti je totalisht ZHGENJYES! Meso nga Bajrami qe merr iniciative gjithmone! Sa per ndeshjen, me mire mos flisni fare,beni figure me te mire!

      Lini një Përgjigje