Bayern fiton në një ndeshje me shumë gola ndaj United, Inter shpëton falë Lautaros, Arsenal triumfon me “poker”

20 Shtator 2023, 22:59Sport TEMA

Bayern fiton në një ndeshje me shumë gola ndaj United, Inter


Bayern Munich ka marrë një fitore të madhe dhe me peshë mbrëmjen e sotme ndaj Manchester United.

Bavarezët mbyllën pjesën e parë me shifrat 2-0, pas golave të Sane dhe Gnabry. Pjesa e dytë nisi mirë për United, ku Hojlund çon rezultatin në 2-1. Por festa zgjati pak, pasi Harry Kane shënon golin e tretë nga pika e bardhë e penalltisë. Pranë fundit të lojës, Manchester United shënon edhe me Casemiron duke çuar shifrat në 3-2. Por gjermanët shënuan edhe të katërtin me anë të Tel në fund të sfidës 4-3. Por atëherë kur nuk pritej, në shtesa, United shënon edhe të tretin për anglezët.

Arsenal nga ana tjetër ka fituar pastër me rezultatin 4-0. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 3-0, ku Saka, Trossard dhe Gabriel Jesus ishin autorët e golave. Në pjesën e dytë, Odegaard shënoi të katërtin.

Inter ka arritur të barazojë me Real Sociadad me shifrat 1-1. Spanjollët kaluan në pjesën e parë në avantazh dhe kanë luajtur më mirë se zikaltërit pothuajse gjithë lojës. Por në fund të sfidës, Lautaro Martinez ka barazuar rezultatin.

Napoli ka qenë duke fituar me shifrat 0-1 ndaj Bragës, por portugezët barazuan në 1-1 në përfundim të sfidës. Dukej sikur do të përfundonte kështu, por italianët shënojnë golin e fitores në fundin e ndeshjes falë një autogoli.

Shikoni golat e Bayern Munich-Manchester United

Shikoni golat e Real Sociedad-Inter

Shikoni golat e Benfica-Salzburg

Lini një Përgjigje