Botërori 2026, caktohen qytetet organizatore në SHBA, Meksikë dhe Kanada

17 Qershor 2022, 15:14Sport TEMA

Botërori 2026, caktohen qytetet organizatore në SHBA, Meksikë dhe

FIFA ka publikuar listën me qytetet e përzgjedhura të Botërorit 2026 nga tre shtete, SHBA, Meksikë dhe Kanada.

16 qytete organizatore nga të cilat Atlanta, Boston, Dallas, Houston, Kansas City, Los Angeles, Miami, New York, Philadelphia, San Francisco dhe Seattle në SHBA.

Kanadaja do të përfaqësohet nga Toronto dhe Vancouver, ndërsa Meksika me Guadalajara, Mexico City dhe Monterrey.

Turneu i vitit 2026 do të jetë i pari me 48 skuadra, plot 16 më shumë se sa Kupa e Botës 2022 që do të zhvillohet në Katar gjatë muajve nëntor-dhjetor.

Ky do të jetë botërori i parë që do të organizohet në tre vende të ndryshme ndërsa Cincinnati, Denver, Edmonton, Nashville, Orlando dhe Washington D.C ishin qytetet që nuk u përzgjodhën nga lista fillestare e kandidaturave.

Lini një Përgjigje