Braktisi kombëtaren shqiptare, UEFA lejon Andrea Ndojin të luajë për Greqinë

24 Maj 2023, 21:00Sport TEMA

Braktisi kombëtaren shqiptare, UEFA lejon Andrea Ndojin të luajë

Andrea Ndoji, mbrojtësi 20-vjeçar i Olympiacos ka marrë dritën jeshile nga UEFA dhe tanimë është gati të luajë për kombëtaren greke të futbollit. 

Djaloshi i lindur në Athinë ka qenë pjesë e moshave të Shqipërisë, duke luajtur edhe në një ndeshje për ekipin U-21.


Pak muaj më parë, ish-trajneri Reja e ftoi Ndojin në Kombëtaren A, me këtë të fundit që refuzoi duke zgjedhur Greqinë. 

Ndoji nuk mundi të ishte pjesë e helenëve në ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2024, teksa Report Tv mëson se pak ditë më parë UEFA i ka dhënë dritën jeshile lojtarit për të luajtur me Greqinë.

Këtë sezon Ndoji ka qenë titullar me Olympiacos, duke zënë vend në qendër të mbrojtjes. Për ndeshjet e radhës në qershor, Greqia e trajnerit Gustavo Poyet do mund të aktivizojë edhe shqiptarin Ndoj.

3 Komente

  1. S
    Shkodrani

    Ai nuk eshte me Shqiptar. Ka zgjedhur ate cfare i intereson dhe ndoshta qe ndjen. Rruga e mbare!

    1. g
      gent

      Po normal qe nuk eshte shqiptar. Ai ka lindur ne greqi se kuptoj pse duhet ta quaj veten shqiptar, ah po ka origjine shqiptare. kalamajt qe lindin ne amerike ,canada , itali apo gjetk ca do quhen?? Shqiptar?? jo mor vlla te gjith do jen shtetas te vendit perkates dhe si te tille do quhen. origjina eshte tjeter gje. bile dhe ato qe kan dyshtetesi prap vendi i lindjes do quhet pastaj tjetra eshte se ja ben dhurat nga prindi. me pak llafe shiqiptar lind e rritesh jo se te beri babi ne letra. Ne qofte se djali ka prespektive i uroj fat. do ket plot djem te tjere qe ne pa mundesi te konkurojn ne vendin e lindjes do kthjen syt nga Duka i FSHF dhe do ta quajn veten shqiptar.

      1. A
        Andrea kauri

        Eshte nga familje kristjane prandaj i pelqen te luaj me greqin,,po te ishte nga familje sunite,,,do luante me albanin ,,,,patriotizmi i flakt ,,,,

        Lini një Përgjigje