Carragher: Ronaldon nuk e kërkon asnjë skuadër, nuk e do as Ten Hag

5 Gusht 2022, 17:06Sport TEMA

Carragher: Ronaldon nuk e kërkon asnjë skuadër, nuk e do as Ten

Cristiano Ronaldo ka qenë një nga emrat më të përfolur në këtë merkato vere, me portugezin që ka kërkuar largimin nga Manchester United. E ardhmja e lojtarit është ende e paqartë, teksa edhe marrëdhënia me trajnerin e ri, Erik Ten Hag, nuk është më e mira.

Për këtë ka folur edhe ish-futbollisti i Liverpool, Jamie Carragher. Ky i fundit u shpreh se Ronaldon nuk e kërkon asnjë skuadër, madje shtoi se mendon që nuk e do as trajneri Ten Hag.

Gjithnjë kam menduar se rikthimi i tij në Manchester ishte pak i çuditshëm. Mendoja se një situatë e tillë do të krijohej edhe nëse Ronaldo do të kishte bërë gjëra të mëdha.

Ai ka firmosur një kontratë dyvjeçare me opsion rinovimin edhe një tjetër sezon, por të gjithë e dinë se ai nuk është më ai i dikurshmi. Nëse karriera e tij ka zgjatur kaq shumë, është sepse Ronaldo është treguar një profesionist.

Por, tashmë është 37 vjeç dhe këtë sezon do të mbushë 38, nuk është më i njëjti lojtar edhe pse mund të shënojë gola. Për momentin asnjë klub në Evropë nuk e kërkon dhe kam përshtypjen që edhe nëse do të pyesnim Ten Hagun, edhe ai nuk do ta donte në skuadër.

1 Komente

  1. B
    Balo

    Kur mediokri matet me lojtarin e madh! Jamie Carrager është kusuri i bukës në futboll,dhe bytha e tij ka mbi 3 vjet që kritikon CR7! Pordhë angleze pasi ka ngrënë lakra të skuqura me miell orizi!

    Lini një Përgjigje