Cili është sporti më i rrezikshëm në botë?

19 Qershor 2022, 20:27Sport TEMA

Cili është sporti më i rrezikshëm në botë?

Ekzistojnë dy sporte më të rrezikshme në botë: heliski, i cili konsiston në nisjen me ski nga një helikopter në majë të një mali dhe më pas përfundimin e zbritjes nga pista, dhe jumping, thënë ndryshe nisje nga lartësi të mëdha duke hapur parashutën vetëm disa metra para uljes, shkruan focus.it.

Të dy arrijnë shkallën e rrezikut në nivelin shtatë, në një shkallë nga një në shtatë.

Në shkallën pesë ndodhet rafting nëpër lumenj, alpinizmi, zhytja në shpella, lujatjet me dema dhe sërfi mbi dallgët e mëdha.

Renditja u hartua nga kompania amerikane e sigurimeve ”Term Life Insurance”, e cila vlerësoi rrezikun e disa sporteve për të përcaktuar çmimet e tarifave me të cilat mund të sigurohet mbulimi i sigurimit për sportistët.

Parametrat janë marrë nga seria e dëmtimeve më të mundshme dhe shkaqeve më të shpeshta të vdekjeve, të gjetura për çdo sport.

1 Komente

  1. Sporti me i rrezikshem eshte te besh gangon ne Shqiperi

    Lini një Përgjigje