Derbi nën lupën e statistikave: Partizani “shtyp” Tiranën, “demat” veshin kryeqytetin me ngjyrë të kuqe

10 Maj 2023, 17:12Sport TEMA

Derbi nën lupën e statistikave: Partizani “shtyp”


Jemi një javë para derbit të kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, takim që do të luhet në “Air Albania”. Kjo pëballje është e vlefshme për ndeshjen e javës së 33-të, ndërsa ky duel mund të vendosë edhe fatet e titullit.

Gjithmonë derbet kanë qenë të luftuara, ku spektakli dhe emocionet kanë qenë të pranishme në fushën e lojës edhe në tribuna. I tillë pritet të jetë edhe sfida e fundit e dy skuadarve kryeqytetase për këtë sezon.

Bardheblutë kanë grumbulluar 2 pikë më shumë se Partizani i vendit të dytë. Por pavarësisht kësaj statistikat e përballjeve mes tyre anojnë në anën e të kuqve. Derbi që do të luhet më 17 maj është derbi i 170-të që bardheblutë dhe demat do të zhvillojnë mes tyre.

Të kuqtë kanë fituar 70, bardheblutë kanë triumfuar në 47, ndërsa 52 ndeshje kanë pëfunduar në barazim. Tirana ka arritur të shënojë 183 gola, ndërsa Partizani ka tundur rrjetën e rivalëve plot 228 herë.  Ëngjëll Hoti dhe Ardit Hila janë dy ishët e mëdhenj. I pari luan me fanelën e kuqe dhe do të jetë në fushë, ndërsa i dyti mbron ngjyrat bardheblu dhe është i pezulluar për këtë duel.

Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është zhvilluar më 30 mars 1947, ku demat triumfuan 8-0. Kjo është fitorja më e thellë në një derbi mes tyre. Ndërkohë më 22 shtator 1985 bardheblutë do të triumfonin 7-3 ndaj të kuqve, duke u kthyer kështu reston. 3 derbet e këtij sezoni janë përsëri në favor të djemve të Colellës që kanë fituar 2 dhe kanë humbur vetëm 1.

Lini një Përgjigje