Derbi vendimtar, Gaz Demi në mbështetje të lojtarëve

16 Maj 2023, 16:58Sport TEMA

Derbi vendimtar, Gaz Demi në mbështetje të lojtarëve

Skuadra e Partizanit i ka dhënë fund përgatitjeve në prag të takimit ndaj Tiranës, i vlefshëm për javën e 33 të kampionatit.

Seanca e fundit është zhvilluar sot në orën 11:00 në stadiumin "Arena e Demave".

Në seancën e sotme stërvitore prezent për të parë nga afër lojtarët ka qenë presidenti i Partizanit Gaz Demi.

Numri një i të kuqve ka ndjekur të gjithë seancën stërvitore duke u dhënë mbështetje ekipit për takimin e rendesishem qe luajne neser.

Gjendja fizike e skuadrës se Partizanit është mjaft pozitive dhe për këtë takim grupi është i plotë.

Takimi Tirana - Partizani do të luhet ditën e mërkurë ora 18:30 në stadiumin "Air Albania".

Lini një Përgjigje