Dhuna ndaj arbitrave, Tirana rrezikon përjashtimin nga Superliga

26 Maj 2023, 11:45Sport TEMA

Dhuna ndaj arbitrave, Tirana rrezikon përjashtimin nga Superliga

Tirana dhe Bylis barazuan dje 2-2 për javën e 35-të dhe të parafundit në Superligë.

Dueli i zhvilluar në "Arena Egnatia" në Rrogozhinë pati dhunë në fundin e ndeshjes, teksa pas fërshëllimës së kryesorit Kridens Meta, drejtuesit e Tiranës dhe tifozët bardheblu u futën në fushë dhe dhunuan arbitrat e ndeshjes.

Tanimë e gjithë vëmendja është te Disiplina, me Tiranën si organizatore e ndeshjes që rrezikon shumë.

Në futbollin shqiptar, ndët vite ka disa precedentë në lidhje me raste të ngjashme dhune. 

Në 2014, Bylis dhe presidenti Besnik Kapllanaj u përjashtuan nga gara pas dhunimit të delegatit Besnik Çela.

Në 2019 ishte radha e Kamzës për t'u përjashtuar, teksa kryesori Eldorjan Hamiti rrezikoi jetën në fushë.

Rasti i fundit ishte këtë sezon në Kategorinë e Parë, me Disiplinën që përjashtoi dhe uli një kategori më poshtë Tërbunin, për shkak të dhunës ndaj arbitrave. 

Veç kësaj, edhe humbja në tavolinë e Tiranës nuk përjashtohet.

3 Komente

  1. M
    Muzaka i Ri

    Jo humbje ne tavoline jo, por nje 10 pikesh, ose nje denim me te rende, ka plot menyra per te kerkuar te drejten, jo me vrap te huri.

    1. S
      Sokoli

      Shume mire ju lumte. Arritet ta shkaterronit nje ekip elite duke vendosur nje arbiter palaco ne nje ndeshje delikate qe nuk donte te shikonte as VAR-in per ate penallti qe vetem ai e pa. Ja kishit dhene qe ne fillim Partizanit kampionatin pse e lodhet kot presidentat te bejne shpenzime per te investojne?

      1. R
        Realmadrid 10

        Me cfare pashe une , lojtari I Tiranes nuk e kishte mendjen aspak te topi. Ai shkoi qellikimisht te lojtari I Bylisit dhe I zhbalancoi trupin. Pa prekur topin fare. Cdo levizje pa top ne zone eshte faull sade. Pastaj , Tirana humbi rast te paster ne fund. Edhe aty albitri e kishte fajin?

        Lini një Përgjigje