“Dinamo Siti-Partizani nuk është më derbi”

8 Shkurt 2024, 17:50Sport TEMA
“Dinamo Siti-Partizani nuk është më derbi”

Dinamo Siti i luan ndeshjet e saj në Durrës. Kjo është një nga arsyet që jep Redi Jupi, se pse sfida Dinamo Siti-Partizani nuk mund të quhet më një derbi. “Kjo nuk është Dinamo që kam luajtur unë, ajo të cilën e adhurojnë dhe ndjekin të gjithë tifozët dinamovitë” – shprehet Jupi.

Si një futbollist që ka luajtur një pjesë të gjatë të karrierës së tij me Dinamon dhe një tifoz i zjarrtë i saj, Redi Jupi sqaron se Dinamo Siti-Partizani nuk mund të quhet më një derbi. Me radhë ai sqaron arsyet:

“Për mua nuk është një derbi. Kjo është një skuadër e re nuk ka lidhje me Dinamon. Dinamo ime, e Demollarit apo Vasillaq Zërit, Përnaskës apo të tjerë. Luajnë në Durrës, i kanë ndryshuar emrin, i kanë ndryshuar gjithçka. Unë nuk e ndjej si një derbi, apo si ish-skuadra ime, sepse unë jam ish-lojtar por edhe tifoz i kësaj skuadre. Emocionalisht nuk më lidh asgjë”.

“Është një shprehje e vjetër që thonë tifozët anglezë, janë shumë luajal, shumë besnik me skuadrat e tyre: ‘Edhe gruan mund ta ndërrosh, skuadra nuk ndërrohet’. Këta duan të na bëjnë të ndërrojmë skuadër tani. Mirë me hallet e tjera që kemi, por dhe te skuadra në ndërhyjnë, na krijojnë fibula, kjo është ideja. Jo vetëm e imja, por e të gjithë tifozëve dinamovitë”.

Në këtë sfidë Dinamo vjen pas dy fitoreve radhazi, ndërsa Partizani pas dy barazimeve.

4 Komente

  1. 6
    654

    Po per qytetin e Durresit qe po i kerkojne jo vetem te lere gruan me zor si ne kohe te Dulles po edhe te marre po me detyrim nje tjeter ...ca duhet te thuhet???!!

    1. G
      GJONI

      Une do ta quaj DINAMO FSHATI , se ne katundin ARBANE i ka fushat dhe seline.........

      1. L
        Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban

        Dinamon e shkaterroi politika , me Bode

        1. D
          D

          Mirë e ke thënë, o shok. Puna është, çfarë do bëhet tani? Se nuk po shkulet Ardian Bardhi nga posti i "pronarit", pavarësisht se e vodhi atë.

          Lini një Përgjigje