Drejtori sportiv i Legias: Muçi, do të jetë në 5 shitjet më të shtrenjta në historinë e klubit

19 Shtator 2023, 13:15Sport TEMA

Drejtori sportiv i Legias: Muçi, do të jetë në 5 shitjet

Ernest Muçi po përjeton formën e tij më të mirë te Legia e Varshavës.

Në kryeqytetin polak janë të gjithë të bindur për cilësitë që zotëron sulmuesi shqiptar dhe besojnë se e ardhmja e pret në një kampionat më të fortë.

Drejtori sportiv i klubit të Legias, Jacek Zielinski, ishte i ftuar në emisionin “Liga+ Extra“, ku ndër të tjera është pyetur edhe për Ernest Muçin.

Zielinskit i është shtruar pyetja: “A do të shitet Muçi më shtrenjtë se Ondrej Duda”? Përgjigja e tij ka qenë pohuese, duke nënkuptuar se sulmuesi shqiptar do të jetë një nga pesë shitjet më të shtrenjta në historinë e Legias.

Kujtojmë se Duda luan në rolin e mesfushorit të avancuar dhe në vitin 2017 u shit për shifrën e 4.2 milionë eurove te Herta e Berlinit në Bundesligë.

Slloveni është lojtari i pestë më i shtrenjtë në historinë e transferimeve dalëse të klubit polak.

Lini një Përgjigje