E ardhmja e Brojës, Tuchel kërkon ta mbajë te Chelsea

5 Gusht 2022, 14:40Sport TEMA

E ardhmja e Brojës, Tuchel kërkon ta mbajë te Chelsea

Duket se e ardhmja e sulmuesit shqiptar, Armando Broja, do të jetë te Chelsea. Ndonëse emri i lojtarit këtë sezon është lidhur me disa klube, e ardhmja pritet të jetë në “Stamford Bridge”.

Sipas asaj që raporton eksperti i merkatos Fabrizio Romano, vetë trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel, i ka kërkuar Brojës të qëndrojë te londinezët.

Me largimin e Lukakut dhe Werner që nuk bind, Tuchel shikon Brojën si një alternativë të mirë për sulmin e Chelsea.

Vetë sulmuesi i Shqipërisë, e ka pritur mirë këtë propozim dhe pritet të luajë me londinezët këtë sezon.

Lini një Përgjigje