E mbështeti në zgjedhje, Armand Duka del hapur: Tani radha ime të votoj për Ceferinin

23 Qershor 2022, 16:02Sport TEMA

E mbështeti në zgjedhje, Armand Duka del hapur: Tani radha ime të

Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të mbështesë zyrtarisht kandidaturën e Aleksander Ceferin për postin e Presidentit të UEFA-s në mandatin e ardhshëm 2023-2027.

Ky vendim u mor në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, pasi u shqyrtua propozimi dhe u ra dakord mes anëtarëve për të mbështetur kandidaturën e Presidentit aktual të UEFA-s.

Zgjedhjet për kreun e ri të qeverisë së futbollit europian do të zhvillohen vitin e ardhshëm, ndërsa Ceferin do të garojë për një mandat të tretë.

Alexander Ceferin u zgjodh fillimisht në krye të UEFA-s në shtator të vitit 2016 dhe u rizgjodh në këtë post në shkurt të vitit 2019.

 

1 Komente

  1. H
    Hajdute te te gjithe botes bashkohuni

    Tutto il mondo e un paese.

    Lini një Përgjigje