E papritur te kampionët e Partizanit, Elton Marini largohet nga klubi?

4 Qershor 2023, 12:08Sport TEMA

E papritur te kampionët e Partizanit, Elton Marini largohet nga klubi?

Elton Marini duket se nuk do jetë më drejtori sportiv i Partizanit. 

Sipas mediave mësohet se vlonjati nuk ka rënë dakord me kushtet e ofruara për rinovimin dhe pas shpalljes kampion me të kuqtë largohet nga posti.

Fillimi i sezonit që lamë pas e gjeti Marinin në krye të merkatos te "Demat", me këtë të fundit që afroi edhe trajnerin Giovanni Colella. 

Nuk dihet ende nëse edhe italiani i stolit do largohet nga Partizani, duke qenë se ishte prurje e Marinit.

 

Lini një Përgjigje