Ernest Muçi pas transferimit te Besiktas: Ëndërr e kthyer në realitet, i lumtur që jam pjesë e këtij klubi legjendar

9 Shkurt 2024, 16:34Sport TEMA
Ernest Muçi pas transferimit te Besiktas: Ëndërr e kthyer

Ernest Muçi është zyrtarisht lojtari më i ri i Besiktas. Gjigantët turq do të paguajnë 8 milionë euro për shërbimet e tij, 800 mijë nga të cilat do të shkojnë për Tiranën e cila ruan 10% të kartonit. Lojtari do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2027 dhe do të paguhet 1.8 milionë euro në sezon.

Teksa pas këtij transferimi është vetë Muçi që ka folur për herë të parë si lojtar i Besiktas. Ai shprehet se është shumë i lumtur që ndodhet te Besiktas, duke shtuar se e ka patur ëndërr që të jetë pjesë e një klubi të madh, diçka që e ktheu tani në realitet.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Është një ëndërr e kthyer në realitet për mua që të luaj për një klub kaq të madh. Mezi pres të përshëndetem me të gjithë tifozët, të takoj lojtarët dhe trajnerin. Mezi pop res të filloj. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi legjendar në Turqi.

Transferimi? Ndodhi shumë shpejt sipas mendimit tim. Unë isha në hotel, sepse do të luaja ndeshjen e radhës me Legian. Kështu që ndodhi shumë shpejt. Në mëngjes udhëtova drejt Varshavës që të isha këtu. Jam shumë i lumtur që u krye ky transferim. Është një nder për mua që të jem pjesë e një klubi kaq të madh”, është shprehur Muçi për herë të parë si lojtar i Besiktas.

Lini një Përgjigje