Fiorentina këmbëngul për Nedim Bajramin

30 Korrik 2022, 17:04Sport TEMA

Fiorentina këmbëngul për Nedim Bajramin

Vëmendja e Fiorentinës është përqendruar si në fushë, ashtu dhe në merkaton verore në kërkim të përforcimeve të reja. Për të përforcuar mesfushën vjollcë janë dy mundësi dhe njëkohësisht pikëpyetje të mëdha, të konfirmojë gjysëm-sulmuesin Zurkovski apo të këmbëngulë mbi shqiptarin Bajrami për të cilin me Empolin ka patur një kontakt në mesjavë.

Polaku, i kthyer në Firence nga huazimi prej klubit të Korsit, mund dhe të përdoret si një pedinë shkëmbimi, të paktën në çështjen Bajrami. Që do të thotë se gjithçka apo thuajse rrotullohet rreth mesfushorit të datëlindjes 1997 që në marsin e kaluar debutoi me Poloninë.

Do të jetë Italiano që do të vlerësojë se çfarë duhet bërë duke e testuar Zurkovskin në ndeshjet e ardhshme duke nisur nga miqësorja e nivelit të lartë me Gallatasarajin.

Lini një Përgjigje