Ylli argjentinas i futbollit Lionel Messi do të ketë një murale në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga muralja e Messit, e cila do të realizohet nga artisti argjentinas me famë botërore Maximiliano Bagnasco.
“Leo Messi ngjitet në murin e konvikteve të reja të mjekësisë. Artisti që pikturoi Maradonën në Napoli, zgjedh Tiranën për Messin”, tha Rama.
Muralja e Mesit do jetë te godinat e reja të konvikteve tek Farmacia 10 në kryeqytet, ndërsa po tërheq çdo ditë kureshtjen e qytetarëve të shumtë që kalojnë aty.
Messi cilësohet si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. Që nga viti 2011 Messi është kapiten i ekipit kombëtar të Argjentinës, ndërsa aktualisht luan me Paris Saint Germain.
Rrofsh gjigand. Zgjedhja e duhur. Nuk duam as uje as drita, vetem Messi-n te kemi ne Tirane. ...Po mire more trufyell. Maradona luajti me Napolin dhe e beri te fitoje titullin kampion. Napoli e dashuroi dhe e adhuroi. Per kete i kushtuan dhe protretin...Po ç'na ka Messi neve, more kokloqe, qe ta bejme portret ne Tirane?