Futbollistët shqiptarë e mbyllin me klubet, gati për dy sfidat me Kombëtaren!

5 Qershor 2023, 12:09Sport TEMA

Futbollistët shqiptarë e mbyllin me klubet, gati për dy sfidat me


Pak ditë përpara grumbullimit zyrtar të ekipit kombëtar, në kuadër të dy dy ndeshjeve kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për eliminatoret e Europianit ‘Gjermani 2024’, futbollistët kuqezi kanë pasur një fundjavë të mirë me skuadrat e tyre në kampionatet europiane.

Edhe pse një pjesë e mirë e legjionarëve e kanë mbyllur sezonin, kjo fundjavë pa në fushë disa prej lojtarëve kuqezi, të cilët luajtën ndeshjet e fundit të këtij edicioni futbollistik. Sulmuesi kuqezi Taulant Seferi e mbylli më së miri sezonin në kampionatin ukrainas. Seferit iu besua një penallti, me futbollistin shqiptar që e shndërroi në gol kundër portierit Piatov. Për Taulantin, ky ishte goli i 13 sezonal në 28 ndeshje të luajtura dhe i jep skuadrës së tij kualifikimin për në Ligën e Konferencës.

Sakaq, edhe Keidi Bare e Jasir Asani kanë bërë ndeshje shumë të mira në kampionatet përkatëse. Edhe pse Espanjoli ra zyrtarisht nga La Liga, Keidi Bare dhuroi asistin e golit të dytë në radhët e ekipit spanjoll. Sakaq, edhe sulmuesi kuqezi, Jasir Asani, pas golit të shënuar në javën e kaluar, këtë javë asistoi në golin e tretë në fitoren e Gëangju FC.

Mario Mitaj ishte një nga lojtarët më të mirë në radhët e ekipit të Lokomotivës së Moskës. Mbrojtësi kuqezi luajti 90 minuta të plota, ndërsa u vlerësua nga ‘Sofascore’ me notën 7.1. Edhe futbollistët shqiptarë që luajnë në Serinë A, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj e Nedim Bajrami patën minutat e tyre në këtë javë të fundit të kampionatit italian në radhët e skuadrave respektive.

Lini një Përgjigje