Golat e Nunez dhe Salah nuk i mjaftojnë Liverpool-it, debutim zhgënjyes për nënkampionët

6 Gusht 2022, 16:04Sport TEMA

Golat e Nunez dhe Salah nuk i mjaftojnë Liverpool-it, debutim

Gabon që në debutim Liverpool. Barazim për nënkampionët e Europës dhe Anglisë në Londër kundër Fulham në një ndeshje ku u regjistruan plot 4 gola dhe nota e vetme pozitive për Klopp është Darwin Nunez për të dytën ndeshje rresht me gol.

Sfidë spektakolare në mitikun “Craven Cotage” ku skuadra e Marco Silvas nuk vodhi asgjë duke zhvilluar një ndeshje shumë të mirë që paralajmëron se Premier League këtë sezon nuk do të jetë një shëtitje për të gjitha skuadrat pretendente që duhet të marrin pikë edhe në transferta të tilla që konsiderohen të lehta.

Alexandar Mitrovic në dy raste ndëshkoi të kuqtë që gjithsesi treguan se kanë ende marzhe përmirësimi në një sezon që sapo ka filluar dhe do të zgjasë deri në muajin maj të vitit të ardhshëm.

Lini një Përgjigje