Tashmë me një biletë që i garanton pjesëmarrjen në Europianin e verës së ardhshme në Gjermani, Shqipëria do të luajë në Air Albania ndeshjen e fundit në Grupin E ndaj Ishujve Faroe. Në kryeqytet pritet një festë e madhe ndërsa kuqezinjtë kërkojnë të sigurojnë edhe vendin e parë në grup, ku i mjafton vetëm një pikë.
Ndërkohë, para ndeshjes së të hënës, në konferencë për shtyp foli trajneri i kombëtares së Ishujve Faroe, Jakan Ericson. Ky i fundit theksoi se nuk pretendon t’i prishë festën Shqipërisë, megjithatë në fushë skuadra do të mendojë për veten ndërsa shtoi se do të provojë disa skema të reja.
“Ne nuk jemi këtu për ti prishur punë apo rezultatin Shqipërisë, por për të bërë mirë vetë e për të ecur përpara. Do të aplikojmë disa skema të reja në këtë ndeshje, që nuk kemi patur mundësi t’i provojmë”, u shpreh tekniki Ericson.
Interesant ishte fakti që Ishujt preferuan që stërvitjen ta lejonin të lire përgjatë gjithë kohës edhe në prezencën e mediave, dhe jo siç veprohet zakonisht kur seanca zhvillohet me prezencën e mediave vetëm në 15 minutat e para të saj.
I qarte, i kthjellet, ska gje per t'u habitur!
Pse u habite moj Merushe?! Apo prisje qe te vinte dhe te shante Duken? Je llum komplet Merushe. Tamam baxhelle lulishtesh
Bravo trajneri i ishujve Faroe ! Edhe lojtatet tane te lozin me zemrrgjeresi
I sakte, eshte per tu pershendetur ky trainer. Dhe do te ishte mire qe ndeshja te mbyllet me nje rezultat, jo me shume se dy gola, per ekipin tone.
Franca e mbylli me 14 gola me Gjibraltarin. Nuk pati mëshirë Kristiane si vend katolik e më kulturë. Futi në lojë ekipin e parë dhe nuk pushonte. Po në përse duhet të jemi të arsyeshëm dhe të permbajtshem. I kemi ndonje detyrim kombëtar ishujve Faraoe?
Deklarate me se e sinqerte.
Faleminderit por shpresojme qe dhe ju te paraqiteni ne forme dhe te nderoni kombin tuaj, te pershendes
Ikim kur iken dmth largohesh,shkojme do ishte fjala e duhur o gazetar,e shkreta gjuha jone.
Trajneri është treguar burrë fisnik.
Bravo , se dhe ne jemi popull me dinjitet njerezor , shpresojme me nje fitore simbolike . Ate dufin qe kemi brenda ta ruajme vec kundra grekut dhe serbit , kaq.